kosovë

Sfidat e sigurisë në Ballkanin Perëndimor, Kurti udhëton drejt Mbretërisë së Bashkuar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar sot drejt Mbretërisë së Bashkuar.

Sipas zyrës së kryeministrit, në qëndrimin e tij njëditor atje, krahas takimeve me zyrtarë të institucioneve, ai do të marrë pjesë në panelin e diskutimit mbi sfidat e sigurisë me të cilat ballafaqohet Ballkani Perëndimor, të organizuar nga Instituti i Politikave “Chatham House”.

Ndërsa më poshtë gjeni pikat për të cilat do të diskutohen në këtë takim:

-Si e kundërshtojnë liderët në të gjithë rajonin ndërhyrjen e palëve të treta në shtetet e tyre?

-A duhet që komuniteti ndërkombëtar të fokusohet më shumë në rritjen e tensioneve etnike dhe politike në Ballkanin Perëndimor si zona e ardhshme e mundshme e konfliktit të Evropës?

-A do të ofronte një zgjidhje integrimi i mëtejshëm në NATO-s dhe BE-së për tensionet në rritje në shtetet e Ballkanit dhe cili mund të jetë roli i Britanisë?

-Si mundet BE-ja dhe Mbretëria e Bashkuar të punojnë më afër me Ballkanin Perëndimor për të adresuar çështjet që lidhen me ikjen e trurit në rajon dhe presionet e mëvonshme migratore?

të fundit

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, xhaxhai i Elvis Shkambit kërkon lirimin nga burgu

Gjon Shkambi, ka kërkuar ndryshim të masës së sigurimit në gjykatën penale të Tiranës. Shkambi akuzohet si i përfshirë në…

12 minutes ago

Automjete, shoqëri dhe llogari bankare/ Përfitoi rreth 30 mln euro duke krijuar kompani fiktive, Prokuroria e Tiranës sekuestron bizneset dhe pasuritë e shtetasit spanjoll (EMRAT)

Prokuroria e Tiranës, ka sekuestruar pasuritë e një shtetasi spanjoll, të dyshuara se janë produkt i veprës penale ‘Pastrimi i…

43 minutes ago

Apeli i GJKKO rrëzon Argita dhe Jamarbër Malltezi, lë në fuqi sekuestron e pasurive

Apeli i GJKKO, ka rrëzuar kërkesën e Argita dhe Jamarbër Malltezi, për heqjen e sekuestros së pasurive. Në këtë mënyrë…

1 hour ago

Identifikohen viktima dhe drejtuesi i mjetit në aksidentin tragjik në Durrës (EMRAT)

Mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:15, një aksident tragjik rrugor ka ndodhur në qytetin e Durrësit, ku ka humbur jetën…

2 hours ago

Aksidenti i rëndë në Durrës/ Me shpejtësi skëterrë, shoferi mori para barrierat anësore dhe “fluturoi” për 300 metra

Mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:15, një automjet u përplas me barrierat anësore tek Ura e Dajlanit në Durrës,  duke…

2 hours ago

Fabregasit nuk i del e keqja pas Milanit: Si t’ua shpjegoj djemve që humbëm? Bëmë 700 pasime dhe ata 200, humbëm tre topa dhe na shënuan 3

Çesk Fabregas, ka qenë i dëshpëruar pas humbjes së Komos së tij përballë Milanit. Ekipi i spanjollit kaloi në avantazh,…

3 hours ago