Categories: kosovë

Serwer: Kosova ka nevojë për bashkëpunim politik, jo për zgjedhje të reja

Pas hedhjes poshtë të ankesave të subjekteve nga PZAP-i dhe certifikimit të rezultateve zgjedhore, tashmë është hapur rruga për ngritjen e institucioneve të reja, përfshirë konstituimin e Kuvendit, krijimin e Qeverisë dhe zgjedhjen e presidentit të ri.

Të lidhura

None found

Lidhur me këtë zhvillim, profesori dhe ish-diplomati amerikan Daniel Serwer është shprehur me optimizëm, duke vlerësuar se Kosova ka kaluar tashmë mjaft procese zgjedhore dhe se organizimi i zgjedhjeve të reja nuk do të ishte i nevojshëm.

“Keni kaluar një vit, një vit e gjysmë të vështirë. Shpresoj që tani gjërat të ecin më mirë. Askush nuk ka përfituar nga kriza e gjatë e fundit dhe nga tri palë zgjedhje. Shpresoj që nuk do të keni nevojë për zgjedhje të reja. Mua më duket se atë rrugë e keni provuar tashmë dhe nuk ka funksionuar. Tani mendoj se ajo që ju nevojitet është bashkëpunimi mes partive politike, veçanërisht për zgjedhjen e presidentit”, ka deklaruar Serwer.

Sipas tij, vendi do të përballet me disa sfida me peshë gjatë muajve që vijnë.

“Kosova gjithmonë përballet me sfidën e ruajtjes së sovranitetit dhe integritetit të saj territorial, sfidë të cilën duhet të jetë në gjendje ta përballojë vetë. Më pas, një detyrë madhore është arritja në pikën kur Forca e Sigurisë së Kosovës të jetë përgjegjësja kryesore për mbrojtjen e territorit. Gjithashtu, do të thosha se është shumë e rëndësishme që Kosova të anëtarësohet në NATO. Kjo nuk është diçka që duhet të ndodhë vetëm në një të ardhme të largët. Shpresoj që të realizohet së shpejti, sepse synimi është që Forca e Sigurisë së Kosovës të jetë plotësisht e përgatitur deri në vitin 2028, ndërsa anëtarësimi në NATO të ndodhë sa më shpejt që të jetë e mundur pas kësaj”, ka shtuar ai.

I pyetur për këshillën që do t’i jepte klasës politike në Kosovë, Serwer u shpreh se, ndonëse ka shumë gjëra për të thënë, thelbësore mbetet kapërcimi i ngërçit aktual politik.

“Së pari, zgjedhja e presidentit dhe formimi i qeverisë sa më shpejt që të jetë e mundur janë shumë të rëndësishme. Edhe Amerika ka kaluar një periudhë të vështirë kohëve të fundit, por ne mund ta përballojmë këtë, ndërsa ju jo, sepse ne jemi një shtet me institucione të konsoliduara, ndërsa ju ende jo. Së dyti, do t’ju këshilloja të përgatiteni seriozisht për anëtarësimin në NATO dhe të bëni gjithçka që është e nevojshme për ta arritur këtë në vitet e ardhshme. Së treti, do t’ju këshilloja të bëni gjithçka që është e mundur për ta integruar popullsinë serbe në institucionet, si dhe në jetën shoqërore e kulturore të Kosovës. E kuptoj se ndonjëherë përdoret një gjuhë e ashpër ndaj serbëve në Kosovë, por mendoj se kjo është për të ardhur keq”, ka thënë Serwer.

Në përmbyllje, ai u ka bërë thirrje partive politike që të ulen në tryezë dhe, nëpërmjet bashkëpunimit, të gjejnë zgjidhje në interes të vendit, të shmangin zgjedhjet e reja dhe të angazhohen për përparimin e Kosovës në rrugën euroatlantike.

të fundit

“Në fytyrat tuaja sot shoh Shqipërinë e re, pa autokratin Rama”/ Aktivistja: Jemi këtu që nënat tona të mos na përcjellin më me lot. Ne nuk ikim më, ikni ju

Aktivistja Sidorela Vatnikaj ka mbajtur një fjalim në protestën e 35-të kombëtare kundër qeverisë së Edi Ramës, ku u ndal…

12 minutes ago

Pas ndalimeve në protestën para Kuvendit, thirrje për mbështetje: Nesër në 09:00 para Gjykatës së Tiranës

Në protestën e 35 shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Ndërsa është paralajmëruar që nesër do të marshojnë para…

15 minutes ago

Franca me “armët” më të forta ndaj Paraguait, sfida e 1/16-ave nis në 23:00 (FORMACIONET ZYRTARE)

Paraguai-FrancëParaguai dhe Franca do të luajnë përballjen e tyre në kuadër të fazës me eleminim direkt në raundin e 1/16-ave…

21 minutes ago

Nationwide protest, boulevard fills with citizens: flashes light up the Prime Minister’s Office, calls for Rama’s removal and “Revolution, New Albania”

Mijëra shqiptarë kanë mbushur Bulevardin në protestën kundër Ramës. Sheshi është ndriçuar nga blicët e qytetarëve. Në protestën mbarëkombëtare, kërkohet…

23 minutes ago

Protest in Front of the Prime Minister’s Office, Demonstrators Topple Rama Bust: “A Surprise for the Last Dictator” on His 62nd Birthday

Një tjetër mënyrë kanë zgjedhur protestuesit, të protestojnë poshtë Kryeministrisë, duke kërkuar largimin e Ramës. Ata kanë shpalosur një bust…

24 minutes ago

US marks 250th anniversary of Independence, Vance: We embrace the future without fear

Sot, në mbarë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, po zhvillohen aktivitete për të kremtuar 250-vjetorin e Pavarësisë. Vetëm në Uashington…

24 minutes ago