kosovë

Sërish tensione në veri të Kosovës, policia hedh gaz lotsjellës në Zveçan

Kanë rinisur tensionet në veri të Kosovës.

Radio Evropa e Lirë njofton se  rruga që çon  drejt ndërtesave të komunave në Zveçan është  bllokuar me një  gardh metalik, ndërsa ka prezëncë të shtuar rë KFOR-it.

Të lidhura

None found

Grupe qytetarësh serbë u mblodhën  këtë mëngjes para ndërtesës së komunës në Leposaviç për të kundërshtuar marrjen e pushtetit lokal nga kryetari i ri shqiptar, Lulzim Hetemi.

Policia e Kosovës hodhi gaz lotsjellës për të shpërndarë qytetarët, pasi KFOR-i i lëshoi ata të tuboheshin para ndërtesës së komunës në Zveçan.

Gazetarët nga terreni raportojnë se kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiç, është duke biseduar me pjesëtarë të misionit paqeruajtës KFOR në Zveçan.

Sipas raportimeve, ai tha se kërkesë e serbëve atje është që kryetari i ri i kësaj komune, Ilir Peci, të mos hyjë në objektin komunal. Ai, po ashtu, kërkoi nga KFOR-i që Policia e Kosovës t’i tërheqë njësitet speciale nga kjo zonë.

Përleshjet që shpërthyen midis protestuesve serbë dhe policisë bënë që Serbia të ngrejë gatishmërinë luftarake të ushtrisë së saj.

Bashkësia ndërkombëtare e dënoi fuqishëm vendimin e Qeverisë së Kosovës për të hyrë me forcë në ndërtesat komunale në veri. NATO-ja kërkoi shtensionimin e menjëhershëm të situatës.

Më 26 maj, kryetarët e rinj shqiptarë të Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit, me asistimin e Policisë së Kosovës hynë në ndërtesat komunale, për të nisur punën, pasi një ditë më parë bënë betimin në shkolla dhe ndërtesa të tjera komunale. Hyrja e tyre në zyrat e komunave u kundërshtua nga grupe të serbëve lokalë. Policia e Kosovës ndërhyri duke përdorur gaz lotsjellës dhe shok-bomba, ndërkaq serbët lokalë hodhën gurë në drejtim të tyre.

Të paktën pesë policë pësuan lëndime. Faktori ndërkombëtar, në krye me Shtetet e Bashkuara, dënuan veprimet e Qeverisë së Kosovës, duke kërkuar që menjëherë të ulen tensionet.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se i kupton shqetësimet e partnerëve ndërkombëtarë, megjithatë, sipas tij, çdo opsion tjetër “do të ishte mospërmbushje e obligimeve kushtetuese të Qeverisë sonë ndaj kryetarëve të rinj”.
Ndërkaq, misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovës, KFOR, tha më 26 maj se situata e krijuar “është jashtëzakonisht e rrezikshme për procesin e normalizimit [të marrëdhënieve Kosovë-Serbi” dhe se “rrezikon përshkallëzimin e mëtejshëm të tensioneve”.

KFOR dënoi “aktet e njëanshme”, teksa u bëri thirrje të gjitha palëve që të përmbahen nga dhuna.
Në katër komunat në veri të Kosovës, në zgjedhjet e 23 prillit u zgjodhën katër kryetarë të rinj shqiptarë, pasi në këto zgjedhje të jashtëzakonshme nuk morën pjesë partitë serbe.

Zgjedhjet u mbajtën pas dorëheqjes së kryetarëve nga radhët e Listës Serbe – partisë më të madhe të serbëve të Kosovës – në nëntor të vitit të kaluar.

Kjo parti i braktisi të gjitha institucionet e Kosovës, për shkak të vendimit të Qeverisë në Prishtinë për të kryer procesin e riregjistrimit të makinave me targa ilegale serbe. Zgjedhjet u bojkotuan nga popullata shumicë serbe në atë zonë, e cila tani nuk i pranon rezultatet, përkatësisht kryetarët e rinj.

Pjesëmarrja në zgjedhjet e prillit ishte 3.47 për qind e numrit të përgjithshëm të votuesve të regjistruar./albeu.com/

të fundit

SHBA ka shpërndarë rreth 3 milionë dollarë dëmshpërblim për të prekurit nga Sindroma e Havanës

Rreth 3 milionë dollarë kompensim janë paguar nga qeveria e Shteteve të Bashkuara për personelin që është prekur nga e…

3 minutes ago

VIDEO/ Dua Lipa kritikon kryeministrin Rama në podcastin me Lea Ypin: Është shqetësuese që qeveria nuk pyet qytetarët

Këngëtarja e famshme, Dua Lipa, është shprehur kritike ndaj qeverisë së kryeministrit Edi Rama, gjatë episodit të radhës të podcastit…

4 minutes ago

Ngjarje e rëndë në Klos/ Ishte duke u stërvitur, 33-vjeçari bie nga shkëmbi dhe mbytet në lumin Mat (EMRI)

Pasditen e djeshme, një ngjarje e rëndë është regjistruar në Klos, ku një 33-vjeçar është mbytur në afërsi të urës…

13 minutes ago

Kanye West concert / Rama publishes footage: An excellent investment for Albania’s image and economy

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga koncerti i artistit të famshëm amerikan, Kanye West, zhvilluar mbrëmjen e kaluar në…

20 minutes ago

The 4 million euro funding for Kanye West’s concert, investigative journalists’ network says critics see it as a “bread and circuses” strategy to drown out mass anti-government protests

Projekti për Raportimin e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (OCCRP) ka publikuar një artikull ku pasqyron kritikat ndaj qeverisë së…

20 minutes ago

Iranian negotiator warns the US after the attack in Hormuz: The era of one-sided agreements is over, now the price must be paid

Pas sulmit ndaj një anijeje me flamur qipriot në Ngushticën e Hormuzit, reagoi Mohammad Bagher Ghalibaf, kryetar i Parlamentit të…

20 minutes ago