kosovë

Serbia arreston një tjetër person nga Kosova, ministria e Punëve të jashtme dhe Diasporës: Një tjetër dëshmi e praktikave destruktive

Autoritetet serbe kanë arrestuar edhe një tjetër shtetas kosovar, njoftoi të martën Ministria e Punëve të jashtme dhe Diasporës e Kosovës (MPJD). Në një njoftim në Facebook, MPJD tha se Behar Preniqi u ndalua të hënën në pikën kufitare Batrovi, në kufirin ndërmjet Kroacisë dhe Serbisë. Nuk është e qartë se për çfarë akuzash u ndalua Preniqi, dhe Ministria tha se u ka dërguar kërkesë zyrtare autoriteteve serbe për të sqaruar arsyet e ndalimit të tij.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës shpreh shqetësimin e thellë lidhur me intensifikimin e rasteve të arrestimeve arbitrare dhe të paprovokuara të qytetarëve të Republikës së Kosovës nga autoritetet e Serbisë”, thuhet në njoftim.

Të lidhura

None found

Ministria tha se arrestimi i Preniqit përbën “një tjetër dëshmi të qartë të praktikave të papranueshme dhe destruktive të autoriteteve serbe, të cilat bien në kundërshtim të hapur me të drejtën ndërkombëtare dhe me standardet themelore për mbrojtjen e të drejtave të njeriut”.

Ajo tha se Zyra Ndërlidhëse e Kosovës në Serbi ka kontaktuar familjen e Preniqit dhe se është angazhuar përmes kanaleve diplomatike dhe zyrtare për të siguruar informacione të sakta dhe të plota lidhur me këtë rast. Ministria tha se për arrestimin e tij i ka njoftuar edhe delegacionin e Bashkimit Evropian në Serbi si dhe misionet diplomatike të vendeve të QUINT-it.

“I bëjmë thirrje Bashkësisë Ndërkombëtare që të reagojë zëshëm dhe me vendosmëri ndaj praktikave represive të Serbisë, të cilat janë në kundërshtim me parimet themelore të të drejtës ndërkombëtare dhe me konventat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut”, thuhet në njoftim.

Ministria e përsëriti thirrjen për shtetasit e Kosovës që ta shmangin udhëtimet përmes territorit të Serbisë. Arrestimi i Preniqit është më i fundit në një varg arrestimesh të shtetasve kosovarë gjatë udhëtimit transit nëpër Serbi në vitetet e fundit. Tensionet mes dy vendeve janë rritur pasi edhe Kosova ka arrestuar shtetas të Serbisë, përfshirë zyrtarin Igor Popoviç. Ndaj Popoviç, ndihmësit të drejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, autoritetet kosovare ngritën aktakuzë të martën për “nxitje të përçarjes dhe mosdurimit”./ REL

Tags: kosoveSerbi

të fundit

Tetë shoferë ndalohen për drejtim të pakujdesshëm, gjashtë prej tyre pa provim të vozitjes

MPB Maqedoni njofton se gjatë 24 orëve të fundit, në lokacione të ndryshme në vend, nëpunës policorë kanë privuar nga…

4 minutes ago

Michael Gahler mbështet qeverinë teknike për zgjedhje të lira; thotë se imuniteti i Ballukut nuk u hoq për arsye politike

Eurodeputeti gjerman Michael Gahler ka mbështetur idenë e krijimit të një qeverie teknike në Shqipëri, duke e cilësuar atë si…

5 minutes ago

Hegseth përmend Kosovën në përgjigje të nismës për shkarkimin e tij

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, e quajti  përpjekjen për shkarkimin e tij si një “spektakël politik” dhe një manifest…

13 minutes ago

VIDEO/ Partizani publikon pamje nga punimet në “Arena e Demave

Punimet në stadiumin “Arena e Demave” janë duke ecur me ritme progresive [...]Read More...

21 minutes ago

MPJD shpjegon hyrjen në Kosovë të përfaqësuesve të Listës Studentore

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës tha se nuk ka pranuar asnjë kërkesë për vizitë zyrtare nga përfaqësues dhe…

24 minutes ago

Krenar Lloga criticizes bar exam proposal: Nothing to be proud of

Ish-ministri i Drejtësisë Krenar Lloga, ka reaguar pas vendimit të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut për të kërkuar mendim nga…

25 minutes ago