Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës u ka bërë thirrje të gjithë shtetasve të Republikës së Kosovës, përfshirë emigrantë, që kanë planifikuar apo janë duke planifikuar kalimin tranzit përmes territorit të Serbisë, të shmangin të gjitha hyrjet dhe daljet në vendkalimet kufitare mes Kosovës dhe Serbisë.
Kjo thirrje vjen pas paralajmërimeve të “Këshill Organizativ për Bllokada” në Serbi, i cili ka bërë të ditur se më 6 shtator 2024 planifikohen bllokada të rrugëve që çojnë drejt vendkalimeve kufitare me Republikën e Kosovës, njofton MPJD.
None found
Njoftim për shtetasit e Republikës së Kosovës dhe pjesëtarët e mërgatës që planifikojnë të kalojnë tranzit përmes territorit të Serbisë
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës u bën thirrje të gjithë shtetasve të Republikës së Kosovës, përfshirë pjesëtarët e mërgatës, që kanë planifikuar apo janë duke planifikuar kalimin tranzit përmes territorit të Serbisë, të shmangin të gjitha hyrjet dhe daljet në vendkalimet kufitare mes Kosovës dhe Serbisë.
Kjo thirrje vjen pas paralajmërimeve të të ashtuquajturit “Këshill Organizativ për Bllokada” në Serbi, i cili ka bërë të ditur se më 6 shtator 2024 planifikohen bllokada të rrugëve që çojnë drejt vendkalimeve kufitare me Republikën e Kosovës.
MPJD u bën thirrje të gjithë qytetarëve dhe pjesëtarëve të mërgatës që të ndjekin me kujdes zhvillimet dhe paralajmërimet e reja lidhur me situatën dhe të informohen vetëm nga burimet zyrtare të institucioneve të Republikës së Kosovës, për të shmangur dezinformatat dhe lajmet e rreme.
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës do të vazhdojë t’ju mbajë të informuar për çdo zhvillim të ri.
Banori i Big Brother Vip Kosova, Nichi ka shpërthyer ndaj Fuegos, me t’u zgjuar mëngjesin e së dielës. I shtrirë…
Një bisedë e Arlinda Morinës brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Kosova 5” ka nxitur reagimin e Alba Pollozhanit, e…
Partia opozitare LSDM ka dalë me qëndrim kundër ish-kryetarit të partisë, Branko Cërvenkovski.Në një komunikatë partiake, drejtuesit e LSDM-së kanë…
Kejsi Borri është përfshirë në qendër të vëmendjes në rrjetet sociale pas publikimit të një videoje ku shfaqet në momente…
Një publikim i lidhur me diplomimin e nxënësve të një shkolle në Los Angeles ka nxitur interesim për fëmijën 18-vjeçar…
Kombëtarja shqiptare Muaji nëntor do të jetë i mbushur me angazhime për ekipet Kombëtare të Shqipërisë, të cilat do të…