Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Shqipe Selimi, ishte e pranishme në çeljen e ekspozitës “Një mur na ndan”, ku u shfaqën për herë të parë letrat e dashurisë së Fehmi dhe Xhevë Krasniqi Lladrovcit.
Në një postim, Selimi solli në vëmendje letrat që të dy shkëmbyen gjatë viteve ’80, kur Fehmi Krasniqi Lladrovci ishte i burgosur politik dhe vuante dënimin.
None found
Selimi vuri në dukje se më 1987, Fehmiu i dërgonte letra Xhevës nga burgu i Stara Gradishkës, në ish-Jugosllavi. Sipas saj, as largësia dhe as muret e burgut nuk mundën ta shuanin dashurinë mes tyre.
Ajo tha se lidhja e tyre e fuqishme u kurorëzua me përkushtimin ndaj atdheut dhe idealit për një Kosovë të lirë.
“Fehmiu dhe Xheva mbeten simbol i një dashurie që jeton përjetësisht në historinë dhe kujtesën tonë kombëtare”, shkroi Selimi.
Kim Kardashian ka tërhequr sërish vëmendjen e publikut me deklaratat e saj për jetën sentimentale, duke lënë të kuptohet se…
Prodhuesi francez i automjeteve, Peugeot, ka prezantuar konceptin e ri elektrik RCZ Vision, duke rikthyer emrin e kupesë sportive RCZ…
Kompania italiane e karrocerive Castagna Milano ka prezantuar një projekt të veçantë për transformimin e Alfa Romeo Giulia Quadrifoglio në…
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme njofton se Republika e Maqedonisë së Veriut është përfshirë zyrtarisht në…
E vetmja gjë e qëndrueshme në politikën ekonomike të kësaj Qeverie është paqëndrueshmëria e planeve të saj buxhetore, vlerësoi deputeti…
Pasi janë mbyllur 10 ditë protestash ku mungon jeta studentore në auditore dhe qytetarët vijojnë të kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit…