Categories: kosovë

Seanca për sulmin në kanalin Ibër-Lepenci shtyhet për shkak të mungesës së prokurorit, gjyqtari del në pension

Seanca gjyqësore ndaj tre personave të akuzuar për sulmin në kanalin Ibër-Lepenci nuk u zhvillua, pasi prokurori i çështjes, Bekim Kodraliu, mungoi. Në vend të tij, në seancë ishte kolegu Armend Zeneli.

Të lidhura

None found

Prokurori Zeneli shpjegoi se Kodraliu ishte përballur me një urgjencë dhe nuk kishte mundur të paraqitej, ndaj kërkoi që seanca të caktohej në një ditë tjetër.

“Prokurori ka pasur një urgjencë. Propozoj që seanca e sotme të ndërpritet dhe të shtyhet për një datë tjetër”, deklaroi ai.

Mbrojtësit e të akuzuarve e kundërshtuan kërkesën e prokurorisë. Megjithatë, kryetari i trupit gjykues, Vesel Ismaili, e miratoi propozimin e prokurorit Zeneli.

Data e seancës së radhës nuk u përcaktua. Arsyeja është se gjyqtari Ismaili do të pensionohet më 10 nëntor dhe, për këtë shkak, nuk do të mund ta vazhdojë më detyrën e tij profesionale.

“Trupi gjykues pas këshillimit merr aktvendim: aprovohet propozimi i prokurorit. Seanca e sotme ndërpritet dhe e njëjta caktohet në kohë të pacaktuar. Arsyeja pse nuk është vendosur afati është që unë më 10 nëntor e përfundoj karrierën time, pensionohem. Për caktim do të njoftoheni me kohë”, tha Ismaili.

të fundit

Lushaku-Sadriu: Qëndrimi i LDK-së për Ligjin për Dhomat e Specializuara mbetet i pandryshueshëm

Shefja e Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës ka deklaruar se ende nuk ka informacione se si do të…

6 minutes ago

Erëra të fuqishme priten në Prishtinë të enjten, autoritetet bëjnë thirrje për kujdes

Qytetarët janë paralajmëruar të kenë kujdes të shtuar gjatë ditës së nesërme, pasi Kosova pritet të përfshihet nga erëra të…

9 minutes ago

Andonovski: Ekzekutivi do të vijojë përkrahjen për firmat vendase në integrimin e inteligjencës artificiale

Ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski mori pjesë në konferencën e 21-të vjetore të MASIT, kushtuar temës "IA Agjent". Në…

10 minutes ago

Erald Maksuti pas barazimit me Spanjën: “Kënaqësi të luash kundër tyre”, mbrojtja pika më e fortë e Shqipërisë U-21

Erald MaksutiErald Maksuti ishte një ndër protagonistës që rrëfeu ndjesitë pas përballjes me Spanjën [...]Read More...

11 minutes ago

E bija më tha, mos na e prish rendin…”, vëllai i Jakup Krasniqit i pakënaqur që nuk iu lejua takimi

Vëllait të Jakup Krasniqit, ish-kreut të UÇK-së që sot po qëndron në vizitë në Kosovë, iu është mohuar vizita te…

20 minutes ago

Pensionistët në Durrës presin në radhë, në sportele u thonë: Nuk ka para, kthehuni nesër

Radhë dhe pritje të gjata përsëriten çdo ditë në filialin e Postës Shqiptare në zonën e Plazhit në Durrës, ku…

21 minutes ago