kosovë

Rusia pret fletë arresti për zyrtarët e Policisë së Kosovës, reagon Prishtina: Prej Rusisë nuk pritet asgjë mirë

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla deklaroi se janë informuar zyrtarisht për fletë arrestin ndërkombëtar ndaj komandantit të njësisë speciale, Besart Ahmeti.

Ai tha se “nga Rusia nuk pritet asgjë mirë dhe se nuk është brengë e tij as e Ahmetit”.

Të lidhura

None found

“Prej Rusisë nuk pritet asgjë mirë, Besarti është mirë… e dimë, e kemi informatën zyrtare por nuk është ajo brenga as e imja, as e Besartit”, deklaroi Sveçla para mediave kosovare.

Fletë arrestet e Rusisë ndaj pjesëtareve të Policisë së Kosovës vijnë pak muaj pas ngjarjeve të 24 shtatorit të vitit të kaluar në Banjskë dhe si kundërpërgjigje ndaj flet-arrestit ndërkombëtar të lëshuar nga INTERPOL-i për kryekriminelin serb të veriut, Milan Radojçiç dhe disa pjesëmarrës të tjerë në sulmin terrorist në Banjskë.

Megjithëse pretekst është marrë pjesëmarrja e tyre në vitet e fundit në aksionet e Policisë për vendosjen e rendit dhe ligji në veri të Kosovës, përfshirë arrestimin e një shtetasi rus më 2019, për barrikadat në veri. Me lëshimin e këtij fletarrestimi, Rusia ka kërkuar që këta zyrtarë policorë kosovarë të futen në listën e kërkimit të INTERPOL-it.

të fundit

Mark Viduka, makina kroate e golave që nuk veshi kurrë fanellën e Kroacisë

Mark Viduka ka lindur më 9 tetor 1975 në Melbourne të Australisë, dhe është një ish-futbollist profesionist i njohur për…

24 seconds ago

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimin e naftës dhe benzinës, ja me sa lekë do të shitet një litër

Bordi i Transparencës ka vendosur të ndryshojë sërish çmimin e naftës dhe të benzinës. Kështu nafta është ulur me dy…

6 minutes ago

Mbipopullimi në burgjet e Maqedonisë rikthen debatin për amnistinë

Burgjet në Maqedoni po përballen me mbipopullim, gjë që ka rikthyer në qendër të vëmendjes çështjen e zbatimit më të…

7 minutes ago

Petrit Malaj: Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut janë lidhja mes dy vendeve

Mbrojtja e të drejtave të shqiptarëve, zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit dhe forcimi i marrëdhënieve dypalëshe në fokus të mandatit…

7 minutes ago

Jahjaga: Deri kur vrasja e grave do të shihet vetëm si një tragjedi tjetër?

Ish presidentja, Atifete Jahjaga ka reaguar për vrasjen e dyfishtë në Livoç të Gjilanit, që tronditi mbrëmë Kosovën. Jahjaga, ka…

17 minutes ago

Pensilvani, 9 të vrarë nga një person i armatosur që u vetëvra pas disa orësh shkëmbimi zjarri me policinë

Nëntë persona humbën jetën, mes tyre dy fëmijë dhe një grua shtatzënë, pasi një person hapi zjarr në një banesë…

19 minutes ago