kosovë

Autoriteti i Konkurrencës në Kosovë fillon monitorimin e tregut për produktet bazike

Autoriteti i Konkurrencës së Kosovës ka njoftuar se për shkak të shqetësimeve të ngritura nga qytetarët dhe raportimeve të shumta në media, ka intensifikuar aktivitetet e tij për monitorimin e tregut.

Derisa bënë me dije se është duke u zhvilluar një analizë e thelluar e mbi 20 produkteve bazë për të analizuar arsyet e ngritjeve të çmimeve në tregun e Kosovës.

Të lidhura

None found

Në njoftimin për media, Autoriteti i Konkurrencës ka bërë me dije se është institucion i pavarur, i mandatuar me Ligjin për Mbrojtjen e Konkurrencës, për të garantuar funksionimin e tregut të lirë dhe të ndershëm në Republikën e Kosovës.

“Fushëveprimi i Autoritetit përfshin parandalimin dhe ndalimin e marrëveshjeve të ndaluara ndërmjet ndërmarrjeve, keqpërdorimit të pozitës dominuese, si dhe kontrollin e përqendrimeve ekonomike, në rastet kur ato cenojnë konkurrencën në treg”, thuhet në njoftim.

Sipas këtij sqarimi të lëshuar për media thuhet se autoriteti nuk ka mandat për të përcaktuar ose ulur çmimet, por ndërhyn kur çmimet përcaktohen në mënyrë të bashkërenduar ose artificiale nga ndërmarrje konkurrente, në kundërshtim me nenin 5 të Ligjit për Mbrojtjen e Konkurrencës.

“Për shkak të shqetësimeve të ngritura nga qytetarët dhe raportimeve të shumta në media, Autoriteti ka intensifikuar aktivitetet e tij për monitorimin e tregut. Aktualisht, është duke u zhvilluar një analizë e thelluar e mbi 20 produkteve bazë për të analizuar arsyet e ngritjeve të çmimeve në tregun e Kosovës. Gjithashtu, ka filluar monitorimi i tregut të bukës, dhe Autoriteti është në proces të mbledhjes së informatave për të vlerësuar nëse rritjet e fundit të çmimeve në këtë sektor janë të arsyetuara apo në kundërshtim me ligjin për konkurrencën”, thuhet në njoftim.

Sipas autoiritetit sektori i gastronomisë, me theks të veçantë në rritjen e çmimit të kafesë, është po ashtu nën vëzhgim.

“Inspektorët e Autoritetit janë duke zhvilluar vizita në terren në qytete të ndryshme të Kosovës, duke mbledhur të dhëna dhe informata direkte nga operatorët e tregut. Pas përfundimit të fazës së analizës dhe grumbullimit të informatave, nëse identifikohen shkelje të Ligjit për Mbrojtjen e Konkurrencës, Autoriteti do të ndërmarrë veprimet e nevojshme ligjore, në përputhje me kompetencat e tij”, thuhet tutje.

Autoriteti ka sqaruar se bazuar në nenin 49, mund të ndërmarrë masa të përkohshme, përmes të cilave fillon procedurën dhe merr vendim për vendosjen e këtyre masave ndaj ndërmarrjeve, kur ekziston rreziku i dëmtimit të pariparueshëm të konkurrencës në treg, veçanërisht kur veprimet e caktuara e çrregullojnë tregun.

“Me vendimin për masa të përkohshme, Autoriteti urdhëron ndërmarrjen të ndalojë një veprim të caktuar ose të zbatojë masa, kushte dhe afate për të eliminuar efektet e dëmshme në konkurrencën në treg. Masat e përkohshme zgjasin deri në gjashtë (6) muaj. Autoriteti mund të zgjasë kohëzgjatjen e tyre nëse kjo është e domosdoshme. Autoriteti mbetet i përkushtuar për të mbrojtur konkurrencën, konsumatorin dhe funksionimin e drejtë të tregut”, përfundon njoftimi. /Kosovapress/

të fundit

Three-story building collapses in Brooklyn: one dead, two seriously injured and one person trapped

Një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur rëndë pas shembjes së një ndërtese trekatëshe në Brooklyn…

8 minutes ago

Shembet një godinë trekatëshe në Brooklyn: një viktimë, dy të plagosur rëndë dhe një person i bllokuar

Një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur rëndë pas shembjes së një ndërtese trekatëshe në Brooklyn…

44 minutes ago

Assembly to convene tomorrow, with interpellation with Arben Vitia and motion on energy on the agenda

Kuvendi i Kosovës do të mbajë edhe nesër më 12 nëntor, seancë plenare duke filluar nga ora 10:00. Në rend…

51 minutes ago

Gunfire in Budva leaves one dead and one injured

Një person u vra dhe një tjetër u plagos nga të shtënat me armë në Budva të Malit të Zi.…

52 minutes ago

NATO summit in Tirana confirmed, Minister Nufi clarifies: Albania has not requested a postponement or virtual format

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, ka reaguar pas artikullit të publikuar nga POLITICO, duke sqaruar deklaratën e tij lidhur me…

52 minutes ago

Barcelona creates a 26,000-place memorial at Camp Nou

Tifozët e Barcelonës do të kenë mundësinë të qëndrojnë pranë klubit të zemrës edhe pasi të ndërrojnë jetë. [...] Read…

52 minutes ago