Numri i qytetarëve që do të zgjidhnin të largoheshin përgjithmonë nga Kosova, nëse do t’u jepej mundësia, është rritur që nga matja e mëparshme e opinionit publik. Këtë e tregon hulumtimi i Institutit Demokratik Kombëtar (NDI), i zhvilluar në maj 2026.
None found
Në anketë, 28 për qind e pjesëmarrësve thanë se do të shpërnguleshin në një vend tjetër, ndërkohë që në dhjetor 2024 kjo përqindje ishte 16 për qind. Nga të anketuarit, 62 për qind deklaruan se do të vazhdonin të jetonin në Kosovë, kurse 8 për qind nuk kishin marrë një vendim.
Pavarësisht rritjes së gatishmërisë për emigrim, pjesa e qytetarëve që do të zgjidhnin të qëndronin në Kosovë vazhdon të jetë dukshëm më e madhe se ajo e personave që do të largoheshin.
Të dhënat sipas moshës tregojnë se prirja për t’u shpërngulur është më e lartë te të rinjtë. Në grupmoshën 18-24 vjeç, 44 për qind deklaruan se do të largoheshin, ndërsa 46.3 për qind u shprehën se do të qëndronin në Kosovë. Te qytetarët e moshës 25-34 vjeç, 37.1 për qind do të emigronin, kurse 50.8 për qind do të vazhdonin të jetonin në vend.
Me rritjen e moshës, bie ndjeshëm edhe gatishmëria për t’u larguar. Në mesin e personave 45-54 vjeç, vetëm 22.3 për qind do të emigronin. Kjo përqindje zbret në 15.2 për qind te grupmosha 55-64 vjeç dhe në 11.6 për qind te qytetarët e moshës 65 vjeç e lart.
Rezultatet nuk evidentojnë dallime të mëdha ndërmjet burrave dhe grave. Mundësinë për të jetuar në një shtet tjetër do ta zgjidhnin 28.5 për qind e burrave dhe 26.5 për qind e grave. Ndërkaq, për të qëndruar në Kosovë u deklaruan 61 për qind e burrave dhe 62.5 për qind e grave.
Ish-sulmuesit të Kombëtares, Armando Sadiku, iu kushtua një ceremoni e veçantë nderimi në stadiumin “Air Albania” para ndeshjes Shqipëri –…
Ushtruesja e detyrës së kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka deklaruar se kërkesa për drejtësi në procesin…
Vrasja e Arlinda Zekajt, e cila dyshohet se u vra nga kunati i saj, ka nxitur reagime dhe mobilizim qytetar…
Mauricio Pochettino është shumë pranë nisjes së një kapitulli të ri në karrierën e tij, pasi ka nënshkruar kontratën për…
LSDM ka vazhduar me akuzat ndaj Hristijan Mickoskit në lidhje me Alta Bankën. Nga kjo parti thonë se "sa më…
Seanca gjyqësore ndaj ish-profesorit të Universitetit të Prishtinës, Xhevat Krasniqi, i akuzuar për ngacmim seksual ndaj studenteve të Fakultetit të…