Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Eman Rrahmani, ka hedhur akuza ndaj Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryetarit të saj, Albin Kurti, duke thënë se po synohet rikthimi i autoritarizmit dhe grumbullimi i kontrollit institucional në duart e një personi të vetëm.
None found
Rrahmani, ish-deputet dhe ish-pjesëtar i LVV-së, i bëri këto deklarata para rifillimit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, ku pritej të votohej për zgjedhjen e nënkryetarëve të këtij institucioni.
Sipas tij, bllokada aktuale u shërben pushtetarëve që, siç u shpreh, kanë uzurpuar institucionet. Ai paralajmëroi se do të provohen mënyra të ndryshme për ta zgjatur jetëgjatësinë e këtij pushteti.
“Me kthy në vendin tonë autoritarizmin me u kontrollua gjithçka prej një njeriu.
Kjo situatë i konvenon dikujt që i ka uzurpuar institucionet ndaj do të provoj çdo mënyrë me i zgjate jetën këtij lloj pushteti të dhunshëm të gjitha institucioneve që i ka uzurpua. Ky ngërç dilet vetëm kur të bëhemi bashkë me popullin”, tha ai.
Ministri i Mbrojtjes i Italisë, Guido Crosetto, ka deklaruar se vendosja e radarëve në Ballkan do të mundësonte mbrojtjen e…
Jose Mourinho mori një pritje madhështore në “Stadio Olimpico”, ku tifozët e Romës e nderuan trajnerin portugez para ndeshjes ndaj…
Ministri i Mbrojtjes i Italisë, Guido Crosetto, ka deklaruar se vendosja e radarëve në Ballkan do të mundësonte mbrojtjen e…
Conference League, Egnatia Të tjera detaje kanë dalë mbi situatën që kaploi sot Egnatian, sa i takon ndeshjes që do…
Gjatë një takimi me drejtuesit e degëve të Partisë Demokratike në Tiranë, Sali Berisha foli për protestën studentore, të cilën…
Një 19-vjeçar nga zona e Pavias, në Itali, është arrestuar pasi gjatë kontrollit në banesën e tij u gjetën armë…