Qeveria e Kosovës ka miratuar një paketë masash emergjente për furnizimin me energji elektrike, e cila do të zbatohet për 60 ditë. Plani përfshin aktivizimin e kapaciteteve prodhuese të Hidrocentralit të Ujmanit, kursimin e energjisë nga institucionet publike dhe ndërhyrje të tjera që synojnë garantimin e furnizimit të qëndrueshëm për qytetarët dhe ekonominë. Për zbatimin e vendimit kërkohet edhe miratimi i Kuvendit të Kosovës.
Gjatë mbledhjes së sotme të ekzekutivit, kryeministri Albin Kurti deklaroi se vështirësitë në sektorin energjetik lidhen me kapacitetet e kufizuara të prodhimit vendas, si dhe me bllokimin nga Serbia të linjave të transmetimit të energjisë elektrike.
None found
Sipas Kurtit, Ministria e Ekonomisë ka propozuar një periudhë dymujore të masave emergjente, me kohëzgjatje prej gjashtëdhjetë ditësh. Ai bëri të ditur se në kuadër të tyre parashikohet përdorimi i kapaciteteve të Hidrocentralit të Ujmanit për konsumatorët e shërbimit universal, marrja e masave për uljen e konsumit nga institucionet publike dhe veprime të tjera që mund të kërkohen nga situata. Kryeministri tha se synimi është përdorimi sa më efikas i kapaciteteve ekzistuese dhe ulja e rreziqeve për furnizimin e qytetarëve dhe ekonomisë.
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, shpjegoi se Hidrocentrali i Ujmanit do të ketë detyrimin të prodhojë energji gjatë periudhave me kërkesën më të lartë dhe t’ia shesë atë furnizuesit të shërbimit universal. Ajo njoftoi gjithashtu krijimin e një komiteti teknik emergjent, i cili do të ndjekë zhvillimet dhe do t’i propozojë Qeverisë masa të tjera nëse do të jetë e nevojshme.
Rizvanolli tha se vendimi u hartua duke pasur parasysh kufizimet e prodhimit dhe vijimin e bllokimit të linjave nga Serbia. Ndër masat e parashikuara është detyrimi i Hidrocentralit të Ujmanit për të prodhuar energji në oraret e pikut dhe për t’ia shitur atë furnizuesit të shërbimit universal, për qytetarët dhe ndërmarrjet mikro dhe të mesme. Vendimi kërkon gjithashtu që të gjitha institucionet publike të zbatojnë masa për kursimin e energjisë gjatë kësaj periudhe.
Ministrja bëri të ditur se komiteti teknik emergjent do të monitorojë situatën dhe do të paraqesë propozime për masa shtesë që mund të ndërmerren nga Qeveria.
Gjatë raportimit, Rizvanolli foli edhe për vonesat në rikthimin në punë të njësisë B1 të Termocentralit Kosova B. Ajo tha se përfaqësuesi i Bashkimit Evropian në Kosovë, i cili vepron si autoritet kontraktues për projektin e riinstalimit të elektrofiltrave dhe reduktimit të oksideve të azotit, ka njoftuar se punimet do të përballen me vonesa.
Rikthimi i njësisë B1 në operim ishte parashikuar për 25 nëntor, në përputhje me kontratën e lidhur mes BE-së dhe kompanisë kontraktuese.
Përveç paketës emergjente, Qeveria ka vendosur t’i caktojë përkohësisht Korporatës Energjetike të Kosovës një detyrim shërbimi publik për sigurimin e kapaciteteve ndërkufitare të transmetimit të energjisë elektrike.
Rizvanolli sqaroi se kjo masë ka karakter parandalues dhe synon të shmangë rritjen e kostove të kapaciteteve ndërkufitare, veçanërisht në periudhat kur linjat e transmetimit përballen me kongjestion.
Sipas ministres, KEK-u do të detyrohet të sigurojë të drejtat e përdorimit të një sasie kapacitetesh ndërkufitare të transmetimit për periudhën nga 1 deri më 31 dhjetor 2026.
Ajo argumentoi se gjatë viteve të kaluara, në periudhat kur linjat e tjera kanë pasur kongjestion, ngarkesa është rritur ndjeshëm dhe çmimet e kapaciteteve ndërkufitare për tregtimin e energjisë kanë arritur nivele jashtëzakonisht të larta. Për këtë arsye, Qeveria propozon vendosjen e këtij detyrimi të përkohshëm ndaj KEK-ut, në mënyrë që të sigurohen të drejtat e përdorimit të kapaciteteve ndërkufitare, konkretisht për periudhën 1 dhjetor deri më 31 dhjetor 2026.
Ka nisur protesta edhe gjatë ditës së sotme. Qytetarët janë mbledhur para Kryeministrisë. Qytetarët kanë dalë në protestë, edhe pse…
Ushtruesja e detyrës së kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në opozitë, Vlora Çitaku, thotë që pret që gjatë…
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK) ka reaguar ndaj procesit gjyqësor në Dhomat e Specializuara në Hagë kundër…
Dogana e Kosovës ka realizuar mbi 1 miliard e 708 milionë euro të hyra gjatë periudhës janar-tetor 2026, duke shënuar…
Eksperti austriak dhe aktivisti për integrimin euroatlantik, Günther Fehlinger, ka reaguar pas interpretimit të këngës “Oj Kosovo, Kosovo” në Forumin…
Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, pret një përballje të vështirë në udhëtim ndaj Irlandës, por ka bërë të qartë se…