Categories: kosovë

Rigjykimi i rastit “53-milionëshi”, Pal Lekaj dhe tre të akuzuarit mbrohen në heshtje

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka vijuar rigjykimi i çështjes së njohur si “53-milionëshi”, ku Pal Lekaj, Eset Berisha, Nebih Shatri dhe Besim Tahiri akuzohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare lidhur me autostradën “Arbën Xhaferi”. Të akuzuarit deklaruan se qëndrojnë pas dëshmive dhe deklarimeve të bëra gjatë procesit të parë gjyqësor, duke zgjedhur të mbrohen në heshtje.

Të lidhura

None found

Pal Lekaj, ish-ministër i Ministrisë së Infrastrukturës (MI), Eset Berisha, këshilltar i tij i lartë politik, Nebih Shatri, ish-sekretar i Përgjithshëm i kësaj ministrie, dhe Besim Tahiri, ish-drejtor i Prokurimit Publik në MI, po ndiqen penalisht nga Prokuroria për keqpërdorim të detyrës zyrtare në bashkëkryerje, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Para se të merrej deklarimi i të akuzuarve, trupi gjykues administroi kryesisht prova materiale. Trupi përbëhet nga kryetarja Violeta Namani-Hajra dhe anëtarët Rrahman Beqiri e Donikë Shala-Abdyli.

Ndër provat e administruara ishin marrëveshja ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe kompanisë “Bechtel and Enka” për ndërtimin e autostradës “Arbën Xhaferi”, përgjigjja e Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik, informacionet e Zyrës së Kryeministrit dhe rendi i ditës së mbledhjes së Qeverisë.

Prokurori special Valdet Gashi i kundërshtoi këto prova, duke i cilësuar si të parëndësishme për çështjen. Sipas tij, Prokuroria nuk e konteston punën në autostradë, por bazën ligjore mbi të cilën ishte bërë pagesa prej 53 milionë eurosh për punimet në “Arbën Xhaferi”.

Avokati i Pal Lekajt, Artan Qerkini, argumentoi se pikërisht kjo provë dëshmon mungesën e dashjes te klienti i tij. Sipas mbrojtjes, Lekaj vetëm kishte zbatuar vendimin e Qeverisë për kryerjen e pagesës shtesë ndaj kompanisë ndërtuese “Bechtel and Enka”.

Qëndrimin e Qerkinit e mbështetën edhe avokati i Nebih Shatrit, Driton Musliu, avokati i Besim Tahirit, Urim Vokshi, si dhe avokatja e Eset Berishës, Teuta Xhema.

Me propozim të avokatit Vokshi, në seancë u përfshinë gjithashtu pesë vendime të Qeverisë së Republikës së Kosovës, të miratuara gjatë viteve 2017 dhe 2018, të cilat kanë të bëjnë me shpronësimin e pronave. Propozimi u përkrah nga mbrojtësit e tjerë.

Prokurori Gashi e kundërshtoi këtë kërkesë. Ai sqaroi se nuk është në diskutim zgjatja e afatit të punimeve për shkak të shpronësimeve, por mënyra se si ishte vlerësuar kompensimi për këtë zgjatje.

Pas deklarimit të të akuzuarve se do të mbroheshin në heshtje, seanca u ndërpre. Procesi do të vazhdojë në seancën e ardhshme, kur palët do të paraqesin fjalët përfundimtare.

Më herët, ish-kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Albina Shabani-Rama, kishte refuzuar kërkesën e Eset Berishës për përjashtimin e kryetares së trupit gjykues, Violeta Namani-Hajra, nga shqyrtimi i rastit “53-milionëshi”.

Më 31 janar 2024, Gjykata Themelore në Prishtinë i kishte shpallur fajtorë Pal Lekajn, Eset Berishën, Nebih Shatrin dhe Besim Tahirin, duke i dënuar me gjithsej 10 vjet e 3 muaj burgim.

Sipas aktgjykimit të shkallës së parë, Pal Lekaj ishte dënuar me 3 vite e 8 muaj burgim efektiv. Për të ishte caktuar edhe dënimi plotësues, ndalimi i ushtrimit të funksionit publik në administratën publike ose në shërbimin publik për 3 vite e 6 muaj.

Nebih Shatri dhe Besim Tahiri ishin dënuar secili me 1 vit e 8 muaj burgim. Gjykata u kishte shqiptuar edhe ndalimin e ushtrimit të funksionit publik në administratën publike ose në shërbimin publik për 2 vjet. Eset Berisha ishte dënuar me 3 vite e 3 muaj burgim.

Edhe ndaj Berishës ishte caktuar dënim plotësues, përkatësisht ndalimi i ushtrimit të funksionit publik në administratën publike ose në shërbimin publik për një periudhë prej 3 vitesh.

Gjykata e Apelit më pas e kishte kthyer këtë çështje në rigjykim ndaj të katër të akuzuarve: Pal Lekajt, Eset Berishës, Nebih Shatrit dhe Besim Tahirit.

“Betimi për Drejtësi” kishte raportuar më herët për vendimin e plotë të Gjykatës Themelore në Prishtinë, duke publikuar gjetjet e saj lidhur me deklaratat e të akuzuarve dhe dëshmitarëve, si dhe konstatimet e Gjykatës së Apelit.

Aktakuza, e ngritur më 4 shkurt 2022 nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, e ngarkon Pal Lekajn, në atë kohë ministër të Ministrisë së Infrastrukturës, Eset Berishën, këshilltar të lartë politik të tij, Nebih Shatrin, sekretar të Përgjithshëm të ministrisë, dhe Besim Tahirin, drejtor të Prokurimit Publik në MI, se në bashkëveprim dhe me dashje kanë keqpërdorur detyrën zyrtare gjatë ndarjes së 53 milionë eurove për konsorciumin “Bechtel &Enka”. Shuma ishte paraparë për ndërtimin e autostradës Prishtinë – Hani i Elezit, e njohur edhe si autostrada “Arbën Xhaferi”.

të fundit

Retrial of the “€53 million case”: Pal Lekaj and three other defendants remain silent

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë në procesin e rigjykimit lidhur me rastin e njohur si “53-milionëshi”, të akuzuarit Pal Lekaj,…

2 minutes ago

Hetimet për Ballukun, merret në pyetje nga SPAK biznesmeni Alban Eftimi

Biznesmeni i kompanisë “Atelier 4”, Alban Eftimi është paraqitur këtë të enjte në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, ku ka…

2 minutes ago

Intensified traffic checks uncover 189 pedestrian violations

MPB Maqedoni njofton se gjatë një kontrolli të përforcuar në trafik, të fokusuar në sjelljen e këmbësorëve, në të gjithë…

4 minutes ago

Meriton Korenica bëhet lojtar i FCSB-së

Ylli i Kombëtares së Kosovës, Meriton Korenica pritet ta kompletojë transferimin e tij nga CFC Cluj te FCSB në mbyllje…

9 minutes ago

Rasti i FIFA-s dhe Çështja e Qeverisjes Globale të Futbollit

Gianni InfantinoKriza e Gianni Infantinos është vetëm simptoma [...]Read More...

10 minutes ago

Kontrolle të intensifikuara në trafik, policia evidenton 189 shkelje të kryera nga këmbësorët

MPB Maqedoni njofton se gjatë një kontrolli të përforcuar në trafik, të fokusuar në sjelljen e këmbësorëve, në të gjithë…

20 minutes ago