Categories: kosovë

Reshitaj: Zhvillimet e mbrëmshme i dërguan botës një mesazh shumë të keq, LDK-ja ishte e gatshme të bashkëpunonte me LVV-në

Albena Reshitaj, deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), bëri të ditur se Grupi Parlamentar i kësaj partie do të mblidhet sot për të shqyrtuar krizën politike në vend dhe për të diskutuar hapat që do të ndërmerren më tej.

Të lidhura

None found

Duke folur për zhvillimet e mbrëmshme, ajo e përshkroi situatën si të jashtëzakonshme dhe të turpshme, ndërsa vlerësoi se para gjithë botës është përcjellë një mesazh tejet i keq.

“Mbrëmë ka ndodhur një situatë e jashtëzakonshme, e turpshme dhe kemi dhënë një mesazh jashtëzakonisht të keq edhe para gjithë botës. Jam shumë e dëshpëruar me atë se si po ndërtohet e ardhmja e këtij vendi. Nuk ka aspak sinqeritet në bashkëpunime e takime. Unë kam bërë një ftesë dje që të vijnë në seancë dhe të konstituohet Kuvendi”, deklaroi Reshitaj.

Ajo theksoi gjithashtu se LDK-ja kishte shprehur gatishmëri për të punuar së bashku me Lëvizjen Vetëvendosje në procesin e formimit të institucioneve.

“Unë do të kem takim, sepse jam ftuar nga kryetari i LDK-së në Grupin Parlamentar për të diskutuar vendimet e mëtejshme. LDK-ja ka qenë e gatshme të bashkëpunojë me LVV-në për të ndërtuar institucionet”, tha ajo.

të fundit

Veton Berisha: I Hope the Assembly Will Be Constituted

Deputeti nga komuniteti egjiptian, Veton Berisha, thotë se shkon në seancë për të votuar kryesinë, në mënyrë që të rrjedhin…

18 seconds ago

DUI accuses VLEN of unacceptable political pressure on the justice system

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka reaguar ndaj deklaratave të VLEN-it lidhur me Prokurorinë dhe rastin “Lotaria”, duke i cilësuar…

50 seconds ago

Loredana Brati shfaqet elegante në një ambient luksoz me pishinë, ndan momente relaksi me ndjekësit

Loredana Brati ka ndarë me ndjekësit e saj një set të ri fotografish në rrjetet sociale, ku shfaqet duke shijuar…

14 minutes ago

Infantino me planin surprizues, synon t’ia heqë Spanjës finalen e Kupës së Botës

Spanja dhe InfantinoDuket se presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino nuk po njeh më limite, duke kaluar çdo “vijë të kuqe”…

15 minutes ago

Porti i Vlorës përballet me fluks të madh, mbërrijnë qindra mjete dhe kamperë

Fluksi i udhëtarëve në Portin e Vlorës vijon të mbetet i lartë. Gjatë orëve të para të mëngjesit në port…

17 minutes ago

Elbasan, 43-vjeçari dyshohet për djegien e tre automjeteve; një tjetër kapet me armë pa leje dhe kokainë

Një 43-vjeçar është vënë në pranga këtë të shtunë nga Policia e Elbasanit, pasi dyshohet se është autor i dy…

18 minutes ago