kosovë

Republika e Çekisë emëron ambasador në Kosovë për herë të parë

Republika e Çekisë do ta dërgojë ambasadorin e vet në Prishtinë për herë të parë, 15 vjet pasi e njohu pavarësinë e Kosovës, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme e Çekisë të martën.

Presidenti i Republikës së Çekisë, Petr Pavel, e ka emëruar Bohumil Mazanekun ambasador në Kosovë, me propozimin e Qeverisë.

Të lidhura

None found

Ministria e Punëve të Jashtme e Çekisë sqaroi për Radio Evropa e Lirë se deri më tani, në krye të misionit diplomatik ka qenë “i ngarkuari me punë”, kurse tani është emëruar ambasadori.

Qeveria e ish-kryeministrit Mirko Topolanek njohu pavarësinë e Kosovën në vitin e shpalljes së saj më 2008.

Derisa qëndrimi i shtetit çek rreth pavarësisë nuk ka ndryshuar kurrë, dy presidentët e kaluar të Çekisë, Vaclav Klaus dhe Millosh Zeman, nuk kishin emëruar ambasador çek në Kosovë, madje ky i fundit kishte propozuar edhe tërheqjen e njohjes.

Petr Pavel, ish-shef i ushtrisë çeke dhe zyrtar i lartë i NATO-s, nisi mandatin pesëvjeçar në postin e presidentit të Republikës Çeke më 9 mars.

Ambasadori i emëruar, Mazanek, është njëri prej diplomatëve çekë me diplomë nga Instituti Shtetëror për Marrëdhënie Ndërkombëtare i Moskës, dhe deri tani ka qenë ambasador në Lituani, i ngarkuari me punë në Tajlandë dhe konsull i përgjithshëm në Kinë dhe Poloni.

të fundit

Rama mbledh sot Grupin Parlamentar të PS-së, në fokus integrimi në BE

Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste mblidhet sot nën drejtimin e kryeministrit dhe kryetarit të PS-së, Edi Rama, në një takim…

1 minute ago

Pankartat pikante nga protesta e djeshme masive kundër Ramës: I ka ik zari, na quan sorra dhe korba, ne jemi populli

Pamjet e mëposhtme vijnë nga protesta masive në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Dje për të 20 ditë me radhë, protestuesit…

8 minutes ago

Witkoff niset për në Zvicër, SHBA dhe Irani përgatiten për një raund të ri bisedimesh bërthamore

Steve Witkoff, i dërguari special i Presidentit amerikan Donald Trump, ka marrë rrugën drejt Zvicrës, ku pritet të zhvillohet raundi…

14 minutes ago

Zjarr në një resort në Santo Domingo, humb jetën një turiste 46-vjeçare italiane, evakuohen rreth 1,700 persona

Një zjarr i përmasave të mëdha që përfshiu një resort turistik në Bayahibe, zonë bregdetare në juglindje të Republikës Dominikane,…

14 minutes ago

Fjalimi i Sejdiut në Këshillin e Sigurimit para 18 vitesh: Paralajmërimi për cenimin e sovranitetit të Kosovës

Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu më 20 qershor të vitit 2008, kishte mbajtur një fjalim para Këshillit të Sigurimit të…

15 minutes ago

Ancelotti konfirmon rikthimin e Neymarit për sfidën ndaj Skocisë

Përzgjedhësi i Brazilit, Carlo Ancelotti, ka konfirmuar se Neymar do të jetë i gatshëm për ndeshjen e ardhshme të Kupës…

30 minutes ago