Categories: kosovë

Remi rikthen thirrjen për një bashkëqeverisje mes VV-së dhe PDK-së

Deputeti i PDK-së, Rrustem Mustafa-Remi, ka përsëritur qëndrimin e tij për krijimin e një koalicioni qeverisës ndërmjet Vetëvendosjes dhe PDK-së.

Të lidhura

None found

Sipas tij, situata aktuale kërkon një marrëveshje të gjerë politike, e cila do t’i sillte Kosovës bashkim, qartësi dhe një orientim të qëndrueshëm shtetëror.

Remi ka deklaruar se VV-ja, PDK-ja dhe subjektet e tjera politike duhet të nisin bisedimet për një marrëveshje të përbashkët, të mbështetur në interesat themelore të Republikës së Kosovës.

“Në këtë moment të rëndësishëm, Kosovës i duhet një marrëveshje e madhe politike që sjell unitet, qartësi dhe drejtim shtetëror”, ka shkruar ai.

“Prandaj, VV, PDK dhe partitë e tjera mund të hapin dialogun për një marrëveshje të përbashkët, të ndërtuar mbi interesat themelore të Republikës.”

Sipas propozimit të tij, ky angazhim duhet të mbështetet në tri shtylla kryesore.

UNITETI POLITIK DHE QETËSIMI I BRENDSHËM

Forcat politike dhe shoqëria civile duhet të bashkërendohen rreth interesit shtetëror, duke kontribuar në krijimin e një klime bashkëpunimi dhe përgjegjësie.

MBËSHTETJA JURIDIKE

Duhet të fuqizohen ekipet mbrojtëse dhe të sigurohet mbështetja e nevojshme juridike për proceset e ardhshme, mbi bazën e standardeve të barabarta të drejtësisë.

ANGAZHIMI DIPLOMATIK

Remi kërkon një veprim të koordinuar në arenën ndërkombëtare, për të paraqitur përmes argumenteve historinë e Kosovës dhe të UÇK-së, si dhe për të çuar përpara interesat e Republikës.

Ai thekson se prioritet i përbashkët duhet të jetë forcimi i partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Perëndimin.

Deputeti i PDK-së e përshkruan këtë nismë jo thjesht si një bashkim të përkohshëm, por si një mundësi për të ndërtuar një marrëveshje politike me përgjegjësi, objektiva dhe drejtim të përcaktuar për Kosovën.

“VV, PDK dhe partitë e tjera: një tryezë e përbashkët, një marrëveshje e qartë, një drejtim shtetëror”, përfundon thirrja e tij për një “Koalicion të Madh për Kosovën”.

të fundit

Riorganizimi i forcave të KFOR-it në Kosovë: Ekspertët paralajmërojnë për nevojën e garancive në veri

Optimizimi gradual i pozicionimit të forcave të KFOR-it në Kosovë ka rikthyer vëmendjen te prania ushtarake e NATO-s dhe ndikimi…

13 minutes ago

Greva e përgjithshme e sindikatave paralizon Belgjikën më 23 nëntor, anulohen fluturimet dhe ndërpritet transporti publik

Belgjika pritet të përballet me paralizim të transportit ajror dhe atij publik më 23 nëntor, për shkak të një proteste…

18 minutes ago

Forcat speciale shpëtojnë alpinistin e plagosur rëndë në Demir Kapi

Pjesëtarët e Batalionit të Forcave Speciale të Armatës kanë realizuar me sukses një aksion shpëtimi për nxjerrjen e një alpinisti…

21 minutes ago

Lulzim Zhegrova shpreh krenari për të birin që mbajti kokën lart gjatë himnit të Izraelit

Lulzim Zhegrova, babai i futbollistit të Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova, ka publikuar një fotografi nga ndeshja e fundit e…

21 minutes ago

Rrugëtimi i Kosovës në Ligën e Kombeve, Bardh Maxhuni veçon anët pozitive dhe negative

Në episodin e radhës të podcastit “Arena e Yjeve”, gazetarët e Telegrafit, Lavdim Pireva, Shkumbin Pireva dhe Bardh Maxhuni, diskutojnë…

21 minutes ago

Erion Veliaj: Nuk refuzoj ndërhyrjen kirurgjikale, por nuk ia besoj jetën time atij që më internoi politikisht, Rama urdhëroi operimin në Fier

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar për refuzimin e kryerjes së operacionit në spitalin Memorial të Fierit. Veliaj pretendon…

23 minutes ago