Categories: kosovë

Remi: Ligji për Specialen dha efektin politik, mbrojtja e bashkëluftëtarëve kërkon veprim juridik e diplomatik

Deputeti i PDK-së, Rrustem Mustafa, ka bërë thirrje për unitet dhe përgjegjësi shtetërore në mbrojtje të katër ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, gjatë fazës së Apelit që pason aktgjykimin dënues të shkallës së parë.

Sipas Mustafës, ligji dha efektin e nevojshëm politik dhe shtetëror, duke bashkuar qëndrimin e përbashkët dhe duke hapur rrugën përpara. Ai theksoi se mbrojtja e bashkëluftëtarëve tani kërkon punë të pandërprerë në rrafshin juridik, diplomatik dhe shtetëror.

Të lidhura

None found

Mustafa e cilësoi votimin në Kuvendin e Kosovës për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, zgjedhjen e Presidentes dhe thirrjet e përbashkëta “UÇK” si dëshmi se uniteti kombëtar mund të arrihet.

Në postimin e tij, të hapur me fjalët “Uniteti kombëtar, përgjegjësi shtetërore” dhe “Epoka e Re!”, ai rikujtoi thirrjen e përsëritur tri herë: “UÇK! UÇK! UÇK!”. Sipas tij, këto veprime treguan se bashkimi është jo vetëm i mundur, por edhe i domosdoshëm kur bëhet fjalë për interesin e atdheut.

Ai kërkoi maturi, vendosmëri dhe bashkërendim mes institucioneve, në mënyrë që e vërteta të dëgjohet dhe të drejtat e bashkëluftëtarëve të mbrohen me çdo mjet ligjor e diplomatik. Mustafa tha se kjo përgjegjësi qëndron mbi partitë, interesat dhe llogaritjet politike.

Duke e quajtur luftën çlirimtare pjesë të historisë dhe dinjitetit kombëtar, ai tha se detyrimi ndaj atdheut, ndaj atyre që sakrifikuan dhe ndaj brezave të ardhshëm duhet t’i bashkojë të gjithë. Mustafa paralajmëroi se përpjekjet për ta përdorur këtë çështje për interesa të ngushta nuk do të kenë sukses.

Ai e mbylli postimin me thirrjen për unitet, seriozitet dhe veprim të përbashkët, me dinjitet e përgjegjësi deri në fund.

të fundit

Riorganizimi i forcave të KFOR-it në Kosovë: Ekspertët paralajmërojnë për nevojën e garancive në veri

Optimizimi gradual i pozicionimit të forcave të KFOR-it në Kosovë ka rikthyer vëmendjen te prania ushtarake e NATO-s dhe ndikimi…

5 minutes ago

Greva e përgjithshme e sindikatave paralizon Belgjikën më 23 nëntor, anulohen fluturimet dhe ndërpritet transporti publik

Belgjika pritet të përballet me paralizim të transportit ajror dhe atij publik më 23 nëntor, për shkak të një proteste…

10 minutes ago

Forcat speciale shpëtojnë alpinistin e plagosur rëndë në Demir Kapi

Pjesëtarët e Batalionit të Forcave Speciale të Armatës kanë realizuar me sukses një aksion shpëtimi për nxjerrjen e një alpinisti…

13 minutes ago

Lulzim Zhegrova shpreh krenari për të birin që mbajti kokën lart gjatë himnit të Izraelit

Lulzim Zhegrova, babai i futbollistit të Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova, ka publikuar një fotografi nga ndeshja e fundit e…

13 minutes ago

Rrugëtimi i Kosovës në Ligën e Kombeve, Bardh Maxhuni veçon anët pozitive dhe negative

Në episodin e radhës të podcastit “Arena e Yjeve”, gazetarët e Telegrafit, Lavdim Pireva, Shkumbin Pireva dhe Bardh Maxhuni, diskutojnë…

13 minutes ago

Erion Veliaj: Nuk refuzoj ndërhyrjen kirurgjikale, por nuk ia besoj jetën time atij që më internoi politikisht, Rama urdhëroi operimin në Fier

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar për refuzimin e kryerjes së operacionit në spitalin Memorial të Fierit. Veliaj pretendon…

15 minutes ago