kosovë

Regjistrimi i diasporës: Çfarë përfiton Kosova?

Dërgojnë në Kosovë mbi një miliard euro çdo vit, por numri i saktë i shqiptarëve të Kosovës që jetojnë jashtë vendit nuk dihet. Llogaritet të jenë rreth 700 mijë, por gjatë një procesi që u përcoll me shumë kritika vite më parë, doli se diaspora kosovare ka rreth 400 mijë persona.

E, për t’u ditur numri i vërtetë, diaspora i ka dy mundësi për pjesëmarrje në regjistrimin e popullsisë: përmes familjarëve që jetojnë në Kosovë apo online përmes platformës ediaspora.rks-gov.net.

Të lidhura

None found

Pse është i rëndësishëm regjistrimi?

Përmes regjistrimit Kosova kupton, numrin, përbërjen dhe shpërndarjen e diasporës. Shteti poashtu do të ketë të dhënë për moshën, gjininë, të dhëna rreth arsimimit, profesionin, gjininë dhe të dhëna rreth statusit socio-ekonomik të diasporës. Këto të dhanë ndihmojnë që të përshtaten shërbimet konsullore, programet kulturore dhe iniciativat ekonomike për diasporën.

“Nëse ne duam të hapim një konsullatë të re, duhet të kemi një bazë të mirë të të dhënave dhe në lokacionin ku duam të hapim konsullatën e re të kemi evidencën se kemi nevojë të hapim konsullatën në atë lokacion. Njëjtë vlen edhe për hapjen e ndonjë qendre kulturore”, ka deklaruar zëvendësministrja e diasporës Liza Gashi.

Pika më e rëndësishme është shfrytëzimi i diasporës për të avancuar raportet diplomatike me shtete ku është i përqendruar më i madh i diasporës. Procesi i regjistrimit ka filluar me 5 prill dhe do të vazhdojë deri më 17 maj. Brenda kësaj periudhe secili qytetar i Kosovës mund të bëhet pjesë e procesit.

Fillimisht duhet hapur platforma ediaspora.rks-gov.net. Pastaj duhet të plotësohen të dhënat standarde për emrin, mbiemrin komunën e Kosovës etj. Formulari për diasporën përfshinë edhe pyetje tjera si: Viti i largimit nga Kosova, shteti ku qëndron, arsyet e emigrimit etj. Mbi të gjitha ky regjistrim do të jetë i rëndësishëm për të ditur numrin e qytetarëve në diasporë, edhe për shkak të migrimit të lartë në vitet e fundit.

Vetëm në vitin 2022 nga Kosova janë larguar më shumë se 40 mijë persona, kryesisht për qëllime punësimi./REL

të fundit

Flamurtari në kërkim të triumfit në derbin vlonjat, Besa luan në fushën e Kukësit

Kategoria e Parë LIVEOriku 0–0 Flamurtari1’ – Shkelmohet topi në stadiumin “Oriku” [...]Read More...

12 seconds ago

Real Madridi dhe Bellingham pajtohen për një kontratë të re afatgjatë

Klubi mbretëror, Real Madridi thuhet se ka arritur marrëveshje për ta blinduar me kontratë të re afatgjatë yllin e tyre…

6 minutes ago

Gjashtë kandidatë garojnë në zgjedhjet e jashtëzakonshme të së dielës në Bërvenicë

Të dielën, banorët e Komunës së Brvenicës do të zgjedhin kryetar të ri komune. Vdekja e personit të parë të…

7 minutes ago

Criminal complaint filed against Skopje director suspected of embezzling 110,000 euros in vehicle registration fees

Në Prokurorinë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion është paraqitur kallëzim penal kundër drejtorit I.S. (47) nga Shkupi dhe kundër…

17 minutes ago

Haradinaj’s claims of a risk of bloodshed spark debate over Kurti’s vote; Mehmeti calls for an investigation

Deklaratat e Daut Haradinajt se natën e votimit të ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara deputetët rrezikonin të përballeshin…

18 minutes ago

Kurti: Adoption of the law brings Kosovo closer to joining SEPA

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka falënderuar deputetët që votuan në lexim të dytë ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për…

18 minutes ago