Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratët Evropianë (EDP), Sandro Gozi, i kërkoi presidentit serb Aleksandar Vuçiq që të distancohet në mënyrë kategorike nga deklaratat e një ministreje të qeverisë së tij dhe të sigurojë shkarkimin e saj të menjëhershëm.
None found
Reagimi vjen pasi ministrja Snezhana Paunoviq shpërtheu në një deklaratë provokuese, duke pohuar se po të kishte qenë në vend të Sllobodan Millosheviqit në vitin 1998, do ta kishte “spastruar etnikisht” Kosovën.
Nga selia e EDP-së, kjo deklaratë u cilësua si skandaloze dhe krejtësisht e patolerueshme. “Ajo përbën një mbështetje të hapur për shpërnguljen e dhunshme, përndjekjet dhe krimet kundër njerëzimit, ndërsa legjitimon vetë agjendën për të cilën u vu në akuzë Sllobodan Millosheviqi,” theksohej në njoftimin e partisë.
Gozi u shpreh prerazi: “Presidenti Aleksandar Vuçiq duhet t’i dënojë pa mëdyshje këto shprehje dhe të sigurojë largimin e menjëhershëm të saj nga pozita”.
Reagimi i Demokratëve Evropianë vijonte më tej duke argumentuar se Serbia nuk mund të shfaqë bindshëm përkushtim për anëtarësim në Bashkimin Evropian, kur zyrtarë të lartë të ekzekutivit të saj ringjallin frazeologjinë dhe botëkuptimin e epokës së Millosheviqit. “Respekti për vlerat evropiane nis me refuzimin e qartë të gjuhës së spastrimit etnik – pa asnjë lloj hamendësie apo justifikimi,” përfundonte deklarata.
Manchester United ka konfirmuar zyrtarisht transferimin e mesfushorit belg, Youri Tielemans, nga Aston Villa.Reprezentuesi i Belgjikës ka nënshkruar kontratë me…
Prokuroria Themelore Publike në Shkup lëshoi Urdhër për të zhvilluar një procedurë hetimore kundër një personi për të cilin ekziston…
Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK) ka pezulluar përkohësisht nga puna një zyrtar korrektues të angazhuar në Qendrën Korrektuese të Dubravës,…
Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Korenica, ka ndarë një mesazh falënderimi dhe shprese për të gjithë ata që kanë mbështetur…
Janë identifikuar dy viktimat e aksidentit të rëndë rrugor të ndodhur në fshatin Qyrkan, në Njësinë Administrative Gostime të Bashkisë…
Presidenti amerikan Donald Trump i ka bërë thirrje kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu që të fillojë largimin e trupave izraelite nga…