kosovë

Rasti i Liridona Ademajt/ Në Kosovë propozohet kthimi i dënimit me vdekje, juristët thonë se kjo do ta pengojë integrimin në BE

Rasti i vrasjes së Liridona Ademajt, pak javë më parë ka nxitur shumë reagime. Kjo vrasje dyshohet se ka ndodhur me inicimin e bashkëshortit të saj, Naim Murseli, pasi ky i fundit ka pranuar se ka paguar dikë tjetër që ta vriste Liridonën.

Aktualisht, Naim Murseli si inicues dhe Granit Plava, që mendohet të jetë personi që ka vrarë Liridonën, bashkë me Kushtrim Kokallën dhe Tomë Dodaj, ndodhen në paraburgim.

Të lidhura

None found

Nga qytetarë të shumtë e njerëz të politikës është kërkuar një dënim maksimal.

Deputeti i Lëvizjes për Vetëvendosje, Enver Dugolli ditë më parë ka deklaruar se do të votonte rikthimin e dënimit me vdekje. Dugolli është shprehur i vetëdijshëm se Kosova aspiron integrimin në Bashkimin Evropian (BE), vende ku nuk aplikohet dënimi me vdekje. Por ai tha se duhet të shikohet mundësia sesi të frenohen këto krime.

“U vra një grua mizorisht, nënë e dy fëmijëve, pa asnjë faj, pa asnjë të drejtë të dikujt që të privojë jetën e një gruaje. Unë mendoj që dënimet për vepra të tilla të rënda kriminale janë të buta dhe insistoj që ashpërsimi i dënimeve të jetë në fokus të ndryshimeve legjislative që do të duhej të ndodhnin në Republikën e Kosovës. Shto këtu që edhe në këtë plan legjislativ me këto parashikimet legjislative për dënimet që janë, drejtësia s’i shqipton thuajse asnjëherë ato maksimalet. Unë kam propozuar, edhe pse është e vështirë të realizohet për shkak të problematikës që ka kjo iniciativë, kthimin e dënimit me vdekje, për shkak të përafrimit të legjislacionit tonë me BE-së. Megjithatë, nëse do të vijë në shprehje një iniciativë e tillë, unë si deputet do ta votoja rikthimin e dënimit me vdekje për ata që vërtetohet se kryejnë këso lloj veprash të rënda. Jemi dëshmitarë se në shumicën e vendeve ka ekzistuar dënimi me vdekje si masë për të parandaluar veprime të tilla të rënda. Unë e kuptoj se tani jemi në këto momentet kur Kosova po bën përpjekje që të ecë përpara drejt përmbushjes së atyre kushteve për t’u bërë pjesë e BE-së, mirëpo edhe diçka e di se, këto veprat e rënda kriminale do të duhej që disi t’i frenonim dhe të ishim shumë më rigoroz sa i përket dënimit”, ka thënë ai.

Lidhur me këtë çështje ka folur edhe profesori i juridikut, Blerim Burjani. Ai thotë se, Kosova është vend demokratik, dënimi me vdekje nuk ka më vend në BE.

“Shtetet që dëshirojnë të jenë anëtar në BE nuk mund të bëhen pjesë të BE-së me këtë ligj. Nuk mund të ketë dënim me vdekje në shtetet që kanë synim anëtarësim në BE, pra gjasa nuk ka fare për të vendosur një masë ndëshkimi”.

“Por në BE më s’do të ketë dënim të kësaj natyre, krimet e rënda ndëshkohen me dënim të përhershëm”, thekson Burjani.

të fundit

Vucic on Begaj’s visit to Bujanoc: The permits were obtained from Belgrade, the armed men were from our forces

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar sot se presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka marrë të gjitha lejet e…

4 minutes ago

Prolonged Drought in Uganda Causes 16 Deaths from Hunger in Karamoja

Në rajonin verilindor të Karamojës, në Ugandë, të paktën 16 persona kanë vdekur nga uria gjatë javëve të fundit, ndërsa…

5 minutes ago

Elijona enjoys her vacation with Klodi, shares romantic moments

Elijona ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve me një set të ri fotografish nga pushimet verore, ku shfaqet duke shijuar ditët…

5 minutes ago

“The state has been put at Kanye West’s service, even the buses bear his name, while public transport has failed Albanians,” activist says: Let’s show that together we can do it. Rama resigns

Një qytetar, direkt nga kryeministria nuk hezitoi të fliste për koncertin e Kenie West, i cili mbahet në të njëjtën…

5 minutes ago

Erdogan u dhuroi krerëve të NATO-s revolverin Gümüşay .357 Magnum, arma me histori të veçantë nga Turqia

Në mbyllje të Samitit të Ankarasë, presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, u dha drejtuesve të vendeve anëtare të NATO-s…

5 minutes ago

DUI protests again in Tetovo: “History cannot be repealed” and “Even the streets speak Albanian”

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) sot sërish ka organizuar protesta në Tetovë, për të kundërshtuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese me…

5 minutes ago