Categories: kosovë

Rasti i Arlinda Zekajt, kërkohet përgjegjësi institucionale në Komisionin për të Drejtat e Komuniteteve

Deputetja e Aleancës, Teuta Haxhiu, kërkoi që institucionet të mbajnë përgjegjësi për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës. Ajo theksoi se viktima i kishte paralajmëruar autoritetet për rrezikun vetëm tri ditë para se të vritej.

Gjatë mbledhjes së Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, Haxhiu e cilësoi ngjarjen si dëshmi të dështimit të shtetit. Sipas saj, deputetët nuk duhet të presin që vetëm gratë të kërkojnë reagim dhe drejtësi, por duhet të ngrenë vetë zërin dhe të kërkojnë llogari për çdo zyrtar që mund të ketë neglizhuar procedurat.

Të lidhura

None found

Haxhiu tha se rasti nuk duhet të trajtohet politikisht dhe se askush nuk mund të ndihet i sigurt në vend për sa kohë nuk ka përgjegjësi konkrete. Ajo iu bëri thirrje të gjithë deputetëve që ta kryejnë detyrën e tyre dhe të kërkojnë hetim për çdo veprim apo mosveprim të papërgjegjshëm lidhur me rastin.

“Një grua i paralajmëroi institucionet, kërkoi shpëtim dhe tregoi se çfarë mund të ndodhte, por paralajmërimi i saj nuk u mor parasysh. Këtu ka dështuar shteti. Për mua, letra e saj, në të cilën shpjegonte se jeta po i rrezikohej, është diçka që nuk mund të kalohet lehtë. Derisa dikush të mbajë përgjegjësi, nuk kam çfarë t’i them asaj gruaje, asnjë vajze apo askujt tjetër në këtë vend”, deklaroi Haxhiu.

Zëvendëskryetari i parë i Komisionit, Fahrush Rexhepi, shprehu dhimbje dhe shqetësim për vrasjen. Ai tha se problematikat në shoqëri janë të shumta dhe se për përmirësimin e situatës nevojitet angazhimi i përbashkët, pavarësisht pozitës nga e cila flitet.

Rexhepi vlerësoi se në shoqëri kanë degraduar shumë çështje dhe se shqetësimi i tij kryesor mbetet gjendja e vendit dhe mënyra se si po sillet shoqëria. Ai u shpreh se pret dhe beson në përmirësime përmes kontributit të përbashkët.

“Edhe ne e ndajmë dhimbjen dhe shqetësimin, jo vetëm për këtë rast, por edhe për problemet e shumta që janë shfaqur në shoqërinë tonë. Shkaqet janë të ndryshme, por secili duhet të kontribuojë nga pozita ku ndodhet, përfshirë deputetët. Shpresoj dhe besoj se të gjithë së bashku mund të sjellim përmirësime”, tha ai.

Arlinda Zekaj u vra të shtunën në mbrëmje në Vitomiricë të Pejës. Për vrasjen dyshohet kunati i saj, i cili, sipas informacioneve të bëra publike, vazhdon të jetë në arrati.

Informacionet e para bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur në shtëpi dhe se viktima dyshohet të jetë vrarë me sëpatë.

Më 22 tetor, vetëm tri ditë para vrasjes, Zekaj i kishte dërguar një parashtresë kryeprokurores së Prokurorisë Themelore në Pejë. Në këtë dokument ajo kërkonte masa urgjente ndaj zyrtarëve të institucioneve përgjegjëse, duke pretenduar se ata nuk i kishin përmbushur detyrat e tyre zyrtare.

Dokumenti, i cili mban vulën e pranimit të datës 22 tetor, përmbante paralajmërimin e Zekajt për rrezikun që e kërcënonte. Ajo kishte shprehur gjithashtu frikën se institucionet do të reagonin vetëm pasi të humbiste një jetë njerëzore.

të fundit

AUV zbulon dhomë të paregjistruar në Vasilevë, asgjësohen 470 kilogramë mish dhe organe të brendshme

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) javën e kaluar kreu një inspektim të jashtëzakonshëm në një person juridik, një kasap…

3 minutes ago

Kryeprokurori kërkon shqyrtim të rasteve të Arlinda Zekajt, në verifikime përfshihet edhe Inspektorati Policor

Kryeprokurori i Shtetit ka kërkuar raport të detajuar për trajtimin e rasteve të raportuara nga Arlinda Zekaj. Ai ka autorizuar…

3 minutes ago

Kuvendi mblidhet sot në seancë të jashtëzakonshme pas vrasjes në Vitomiricë të Pejës

Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot seancë të jashtëzakonshme lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt, e cila u vra…

3 minutes ago

Humbja e Vuçiçit, kambana që bie për ekuilibristin e Tiranës/ Ish-zv.ministrja socialiste: Mund të zotërojë cirkun politik, por nuk mund ta urdhërojë fijen të mos këputet!

nga Irena Beqiraj  FUNDI I VUÇIÇIT, KAMBANA E PUSHTETIT QË BIE NË KURTHIN E VET! Është e vërtetë se liderët…

11 minutes ago

Shkodër: 21-year-old Azerbaijani arrested while transporting 6 migrants toward Montenegro

Një 21-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Shkodrës, pasi u kap duke ndihmuar 6 shtetas nga vende të…

12 minutes ago

Berisha hails the result achieved by Albanians in the Preševo Valley: Unity proved its strength

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka përshëndetur rezultatin e arritur nga shqiptarët e Luginës së Preshevës në zgjedhjet parlamentare…

13 minutes ago