Me shtatë vota pro dhe pa asnjë votë kundër apo abstenim, Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim miratoi Projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.
Fahrush Rexhepi, zëvendëskryetari i parë i Komisionit, tha se dokumenti përmban 88 nene dhe 12 amendamente, por nuk cenon të drejtat e komuniteteve në Kosovë.
None found
Rexhepi: Projektligji nuk dëmton të drejtat e komuniteteve
“Ky projektligj përcakton kompetencat e byrosë shtetërore për verifikimin e pasurisë së pajustifikueshme dhe procedurat për verifikimin e konfiskimin e saj. Ai përbëhet nga gjithsej 88 nene dhe 12 amendamente të Komisionit Përgjegjës Raportues. Duke u bazuar në dokumentet përcjellëse të paraqitura më herët, mund të vlerësojmë se projektligji nuk prek në asnjë formë të drejtat dhe interesat e komuniteteve në Kosovë”, deklaroi Rexhepi.
Deputetja e Aleancës, Teuta Haxhiu, u shpreh se do ta mbështesë projektligjin me votë, ndonëse e vlerëson antikushtetues. Ajo pretendoi se Qeveria nuk ka pasur gatishmëri t’i ndryshojë nenet, në mënyrë që ligji të mos zbatohet.
Haxhiu: Do ta votojmë, edhe pse e konsiderojmë antikushtetues
“Ky ligj ka ardhur disa herë në Kuvend. Edhe pse nuk jemi komision funksional, pra komision që i shqyrton ose i trajton amendamentet në fjalë, që nga hera e parë kur e pashë, mendova se dikush në këtë vend e kishte seriozisht. Por, meqë jam për herë të parë në këtë komision, po them se Qeveria nuk është e interesuar që një ligj i tillë të miratohet; e sjell vetëm që të thotë diçka para opinionit. Do të dëshiroja vërtet që ky ligj të zbatohej, por juristë të njohur dhe profesionistë më kanë thënë qartë se ai është antikushtetues. Sipas tyre, pushteti nuk po i rregullon nenet qëllimisht, që ligji të mos hyjë në fuqi. Ne do ta votojmë sa herë që të vijë, sepse nuk kemi arsye të frikësohemi. Frikën e ka pushteti, por po e përsëris: ligji është antikushtetues dhe Qeveria e kalon në atë formë që të mos zbatohet. Për këtë arsye, për fat të keq, sërish them se është antikushtetues, por përsëri do ta votojmë, çdo herë”, tha Haxhiu.
Rexhepi u përgjigj se nuk mund të përcaktonte nëse projektligji bie ndesh me Kushtetutën e Kosovës. Ai shtoi se nuk do të votonte në mbështetje të një ligji që do të ishte në kundërshtim me të.
Rexhepi: Nuk mund të them nëse projektligji është kundër Kushtetutës
“Sa i përket deklarimit të deputetes Haxhiu se ky ligj apo projektligj bie ndesh me Kushtetutën e Kosovës, unë nuk mund ta konstatoj dhe as ta vërtetoj këtë. Megjithatë, me ndërgjegjen time, nuk do ta mbështesja asnjëherë një ligj që është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës. Për momentin nuk mund të përcaktoj nëse ai bie apo nuk bie ndesh me nenet e Kushtetutës së Republikës së Kosovës”, u shpreh Rexhepi.
Kyetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, duke kritikuar institucionet për dështimin në mbrojtjen e…
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka bërë të ditur se kanë nisur mbledhjen e nënshkrimeve për…
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka reaguar pas vrasjes së një gruaje në Vitomiricë të Pejës, duke kërkuar hetim…
Ergi Borshi Përmes një reagimi të gjatë në profilin e tij në Facebook, pasi vetë Vllaznia doli me njoftimin për…
Deputetja e Aleancës, Teuta Haxhiu, ka kërkuar përgjegjësi institucionale për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, e cila,…
Deputeti gjerman i partisë Alternativa për Gjermaninë (AfD), Maximilian Krah, ka reaguar pas humbjes së Aleksandër Vuçiqit në zgjedhjet e…