Categories: kosovë

Rasti “12” ndaj Thaçit: Prokuroria kërkon që paraburgimi të mos zbritet nga dënimi dhe kërkon gjashtë vjet burgim shtesë

Prokuroria e Specializuar e Hagës ka kërkuar një dënim më të rëndë për ish-Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, në çështjen “12”, e cila lidhet me pengimin e drejtësisë. Në parashtresën përfundimtare, ZPS ka kërkuar që periudha e kaluar prej tij në paraburgim të mos llogaritet në këtë rast.

Të lidhura

None found

Sipas argumentimit të Prokurorisë, koha e qëndrimit në paraburgim mund t’i zbritet Thaçit vetëm në çështjen “06”, ku ai është dënuar me 25 vjet heqje lirie.

ZPS i është referuar Rregullës 163(6), e cila u garanton të akuzuarve të drejtën që koha e kaluar në paraburgim para shpalljes së dënimit t’u llogaritet. Megjithatë, Prokuroria ka theksuar se Thaçi aktualisht ndodhet në paraburgim mbi bazën e dy fletarrestimeve të veçanta: që nga nëntori 2020 në Çështjen 6; 1463 dhe që nga nëntori 2024 në procedurën aktuale.

Prokuroria ka vlerësuar se situata të tilla janë hasur edhe para tribunaleve të tjera, kur një person akuzohet veçmas për pengimin e procedurave themelore që zhvillohen ndaj tij.

Duke iu referuar vendimit të Dhomës së Apelit në çështjen Bemba et al., ZPS ka argumentuar se, kur një i akuzuar qëndron në paraburgim për shkak të fletarrestimeve të lëshuara në çështje të ndryshme, kjo periudhë mund të merret parasysh vetëm një herë.

Sipas Prokurorisë, një qasje e tillë është e nevojshme për të garantuar efektin parandalues të dënimit. Në të kundërt, një i akuzuar mund të mos pengohej nga kryerja e veprimeve të tilla nëse do të dinte se koha e kaluar në paraburgim do t’i zbritej nga dënimi si në çështjen kryesore, ashtu edhe në procedurën për pengim të drejtësisë.

Për këtë arsye, ZPS ka kërkuar që çdo llogaritje e kohës së kaluar në paraburgim nga Thaçi të bëhet vetëm në kuadër të dënimit të tij në Çështjen 6, pasi gjatë gjithë këtyre procedurave ai ka qenë i ndaluar edhe për akuzat e kësaj çështjeje.

Në çështjen “12”, Prokuroria e Specializuar ka kërkuar gjashtë vjet burgim për Hashim Thaçin. Nëse kërkesa për të mos ia llogaritur paraburgimin pranohet dhe i shtohet dënimit prej 25 vjetësh në çështjen “06”, dënimi i përgjithshëm ndaj tij në Speciale do të arrinte në 31 vjet burgim.

Për të akuzuarit e tjerë, Prokuroria ka kërkuar nga tre vjet burgim për Bashkim Smakajn, Isni Kilajn dhe Fadil Fazliun, ndërsa për Hajredin Kuçin ka kërkuar nëntë muaj burgim.

të fundit

Indictment against investor and Ramiz Merko over demolition of Vllado Maleski’s house, a protected cultural heritage monument

Prokuroria Themelore Publike në Strugë ka ngritur aktakuzë ndaj gjashtë personave për veprën penale “Dëmtimi ose shkatërrimi i të mirave…

3 minutes ago

AUV-Macedonia destroys 202 litres/kilograms of unsafe ice cream and ice during July and August

Shërbimet inspektuese të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), në përputhje me dispozitat e Ligjit për Sigurinë Ushqimore, nga fillimi…

3 minutes ago

KFOR assesses the condition of roads and bridges in Deçan

Inxhinierët italianë të KFOR-it kanë kontrolluar rrugë dhe ura në Deçan për të vlerësuar kushtet e lëvizjes dhe sigurinë e…

4 minutes ago

From NATO commander to ambassador in Tirana/ 118 days of revolt against Rama! US newspaper: Eric Wendt arrives in Albania amid protests

Gazeta amerikane “Contra Costa Herald” i ka kushtuar një profil ambasadorit të ri të Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Eric…

4 minutes ago

Pope Leo XIV begins first visit to France, welcomed by Emmanuel and Brigitte Macron at the Élysée

Papa Leone XIV ka mbërritur në Francë, duke nisur vizitën e tij të parë shtetërore në këtë vend, 18 vjet…

5 minutes ago

Tragedy in Lucca: fire claims the lives of two people and injures 13 others

Dy persona, një burrë 65-vjeç dhe një grua 73-vjeçare, kanë humbur jetën si pasojë e një zjarri të përmasave të…

5 minutes ago