Categories: kosovë

Kërkesa për gjashtë vite burg mund ta çojë dënimin e Thaçit në 31 vjet

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili më 16 shtator u dënua me 25 vjet burg në procesin për krime lufte, mund të përballet me një tjetër dënim në rastin që lidhet me pengimin e drejtësisë.

Të lidhura

None found

Në këtë çështje, Prokuroria e Specializuar ka kërkuar gjashtë vjet burg, duke insistuar që çdo dënim i ri të vuhet pas atij të dhënë në procesin kryesor.

Pranimi i kësaj kërkese do ta çonte në 31 vjet shumën e dy dënimeve të mundshme për Thaçin. Megjithatë, bëhet fjalë vetëm për një skenar të mundshëm, pasi vendimi varet nga gjykata dhe nga hapat eventualë të ankimit.

Procesi për pengim të drejtësisë përfundoi më 14 shtator, ndërsa gjykata ende nuk ka bërë të ditur datën e shpalljes së aktgjykimit.

Në parashtresën përfundimtare për çështjen e njohur si rasti 12, Prokuroria ka kërkuar që periudha e paraburgimit të mos zbritet dy herë nga dënimet e mundshme.

Sipas argumentimit të saj, Thaçi ndodhet në paraburgim mbi bazën e dy fletarrestimeve të ndryshme. I pari lidhet me procesin kryesor dhe daton nga nëntori i vitit 2020, ndërsa i dyti është lëshuar në nëntor të vitit 2024 për rastin e pengimit të drejtësisë.

Duke iu referuar praktikës së gjykatave ndërkombëtare, Prokuroria pretendon se e njëjta periudhë e kaluar në paraburgim mund të merret parasysh vetëm një herë.

Për këtë arsye, ajo kërkon që koha e paraburgimit të llogaritet vetëm në kuadër të dënimit për procesin kryesor dhe të mos zbritet edhe nga dënimi eventual në çështjen e dytë.

Mbrojtja e Hashim Thaçit ka mbajtur qëndrim të kundërt, duke kërkuar që ai të shpallet i pafajshëm për të gjitha akuzat në procesin për pengim të drejtësisë.

Gjatë fjalës përfundimtare të mbajtur më 10 shtator, avokatja Sophie Menegon kundërshtoi pretendimet e Prokurorisë. Ajo deklaroi se vendimi duhet të bazohet në prova konkrete dhe jo në supozime.

Sipas mbrojtjes, Prokuroria po kërkon dënimin e Thaçit për biseda të zhvilluara në qendrën e paraburgimit, pa dëshmuar se ato kanë sjellë pasoja konkrete jashtë këtij institucioni.

Avokatët kanë kundërshtuar mënyrën se si Prokuroria i ka interpretuar këto biseda dhe i kanë kërkuar gjykatës të mos e shpallë fajtor ish-presidentin.

Prokuroria, në anën tjetër, vlerëson se përpjekjet për të ndikuar në administrimin e drejtësisë përbëjnë vepra penale dhe se akuzat ndaj të pandehurve janë vërtetuar.

Gjykata fillimisht duhet të vendosë nëse akuzat për pengim të drejtësisë janë provuar. Në rast se Thaçi shpallet fajtor, ajo do të përcaktojë dënimin dhe mënyrën e zbatimit të tij, përfshirë edhe çështjen e llogaritjes së paraburgimit.

Prokuroria ka kërkuar gjithashtu nga tre vjet burg për Bashkim Smakajn, Fadil Fazliun dhe Isni Kilajn, ndërsa për Hajredin Kuçin ka kërkuar nëntë muaj burg. Mbrojtësit e tyre kanë kërkuar që edhe ata të lirohen nga akuzat.

Dënimi prej 25 vjetësh burg ndaj Thaçit, i dhënë në procesin kryesor, nuk ka marrë ende formë të prerë.

Për këtë arsye, shifra prej 31 vjetësh nuk përbën një dënim të vendosur nga gjykata, por paraqet totalin e dy dënimeve vetëm nëse kërkesa e Prokurorisë pranohet plotësisht. / Bota Sot

të fundit

Trageti merr flakë pranë Mykonosit, evakuohen 29 persona; zjarri nisi nga një kamion

Një zjarr i madh shpërtheu të premten në tragetin Ro-Ro BLUE CARRIER 2, ndërsa lundronte në veri të Mykonosit dhe…

3 minutes ago

Këshilli Bashkiak i Tiranës fton Erion Veliajn në mbledhje, kërkesë SPAK-ut dhe Burgjeve për pjesëmarrjen

Këshilli Bashkiak i Tiranës, kërkon pjesëmarrjen e kryebashkiakut Erion Veliaj në mbledhjen e 29 shtatorit, e parashikuar të zhvillohet në…

3 minutes ago

Prattipati pret në ambasadë Isufajn, takimi i dytë mes tyre brenda shtatorit

Pak pa u mbushur dy javë nga dita kur i shkoi mysafire në zyrat e Prokurorisë Speciale të Kosovës, e…

4 minutes ago

Tetova regjistron rastin e parë, Maqedonia arrin 70 të prekur me ethet e Nilit Perëndimor

Ethet e Nilit Perëndimor vazhdojnë të regjistrohen në Maqedoni në gjysmën e dytë të shtatorit. Që nga 22 shtatori, Instituti…

10 minutes ago

Sharjet nisën në TikTok, gati për sherr me shkopa bejsbolli në Yzberisht, policia ndërhyn në kohë! Shoqërohen 23 të mitur

Një konflikt mes dhjetëra të miturve është parandaluar në zonën e Yzberishtit, në Tiranë, pas ndërhyrjes së shërbimeve të Komisariatit…

10 minutes ago

Bardhi kërkon llogari nga Begaj për dekretimin e Vlora Hysenit: Shqiptarët nuk kanë nevojë për spektakël institucional

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka reaguar me kritika në lidhje me veprimin e Presidentit Bajram…

18 minutes ago