Nenad Rashiq, kryetar i Partisë për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, nuk beson se seanca konstituive e 06.08.2026 do të shoqërohet me votimin e Qeverisë së re.
None found
Ministri në detyrë për Komunitete dhe Kthim bëri të ditur se vetëm pas përmbylljes së procesit konstituiv mund të hapen diskutimet për krijimin e ekzekutivit të ardhshëm. Në këtë kuadër, ai nuk e përjashtoi as një takim me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.
“Deri tani nuk jemi takuar, por besoj se do të takohemi gjatë këtyre ditëve. Siç e dini, nesër do të merremi vetëm me konstituimin e Kuvendit dhe nuk do të hyjmë në negociata apo marrëveshje të tjera. Pres që pas ditës së nesërme të takohemi dhe të bisedojmë për mundësinë e një angazhimi në Qeverinë e re, kurdo që kjo të bëhet e mundur”, tha Rashiq.
Ai theksoi se, bazuar në informacionin dhe vlerësimin e tij, gjatë ditës së nesërme nuk pritet të hidhet në votim përbërja e Qeverisë.
“Sa kam dijeni, nesër nuk është paraparë seancë për formimin e Qeverisë së re. Vlerësimi im është se qeveria nuk do të votohet nesër. Ky është mendimi im personal”, deklaroi Rashiq.
Andrej Zhernovski nga LSDM sot ka njoftuar se qeveria e Hristijan Mickoskit po përgatit terenin për pranimin e propozimit francez."Të…
Deputeti nga Partia Rome e Bashkuar e Kosovës, Albert Kinolli, tha sot se të gatshëm që t’i formojnë institucionet e…
Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) ka caktuar mbledhjen e radhës për të premten më 7 gusht 2026, në të cilën…
Një ditë pas takimit konsultativ me Albin Kurtin dhe një ditë para seancës konstituive të Kuvendit, Lumir Abdixhiku do të…
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar punimet për ndërtimin e urës së re mbi lumin Ibër në…
Prokuroria Themelore e Prizrenit ka paraqitur në Gjykatën Themelore në Prizren kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj Egzon…