Categories: kosovë

PDK dhe Aleanca mungojnë në seancën për formimin e Qeverisë, procesin e quajnë jokushtetues

Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës, e paraparë për sot në orën 14:00, do të zhvillohet pa pjesëmarrjen e deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Aleancës. Në rend dite është votimi për Qeverinë e Republikës së Kosovës.

Të lidhura

None found

PDK-ja, e udhëhequr nga Bedri Hamza, ka njoftuar se do ta bojkotojë seancën pas zhvillimeve që lidhen me zgjedhjen e nënkryetarëve të Kuvendit dhe tërheqjen e përkohshme të kandidaturës së Vlora Çitakut.

Partia ka bërë të ditur gjithashtu se për zhvillimet e fundit do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese.

Mospjesëmarrjen në mbledhjen e orës 14:00 e ka konfirmuar edhe Aleanca. Deputeti i saj, Burim Ramadani, ka thënë se subjekti politik nuk do të jetë i pranishëm në sallën e Kuvendit, pasi e vlerëson procesin si jokushtetues.

“Ne e konsiderojmë këtë proces jokushtetues dhe do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese”, ka shkruar Ramadani.

Sipas tij, Aleanca kishte propozuar një marrëveshje me gjashtë pika që më 26 qershor, me synimin për të gjetur një zgjidhje politike dhe për të kontribuar në stabilitet.

“Ne ofruam marrëveshje. Ata zgjodhën arrogancën. Ne ofruam zgjidhje. Ata zgjodhën krizën”, është shprehur Ramadani.

Ai ka deklaruar se oferta e Aleancës është refuzuar dhe se situata e krijuar po e orienton Kosovën drejt një krize të re politike.

“Aleanca zgjodhi Kosovën. Ata zgjodhën pushtetin e postet”, ka shkruar Ramadani.

Edhe AAK-ja ka mbajtur të njëjtin qëndrim lidhur me pjesëmarrjen në seancë.

të fundit

Dion Gallapeni vendimtar në fitoren e Wisla Plock, shpallet Lojtari i Ndeshjes

Dion Gallapeni ka zhvilluar një paraqitje të shkëlqyer në kampionatin polak, duke qenë një nga protagonistët kryesorë të fitores së…

49 seconds ago

Shasivari apelon për respektimin e vendimit të Gjykatës Speciale: Kosova ta përballojë 16 shtatorin me maturi

Ministri i Drejtësisë i Maqedonisë së Veriut, Jeton Shasivari, ka komentuar procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,…

3 minutes ago

Mickoski: Festimet e pavarësisë u ndoqën nga mbi 200 mijë qytetarë, kritikat e LSDM-së nuk më shqetësojnë

Kryeministri Hristijan Mickoski hodhi poshtë kritikat nga LSDM-ja për fondet e shpenzuara për festimin e 35-vjetorit të pavarësisë dhe performancën…

3 minutes ago

Si t’i ruani surprizat e udhëtimit nga Instagrami dhe TikTok-u

Rrjetet sociale janë kthyer në një nga nxitësit kryesorë të turizmit. Ato janë mënyra më e shpejtë për të zbuluar…

4 minutes ago

iPhone Duo përballet me kritika nga mëngjarashët për ndërfaqen e orientuar djathtas

Pas muajsh pritjeje, Apple prezantoi këtë javë pajisjen e saj të parë të palosshme, iPhone Duo. Telefoni futuristik ka një…

5 minutes ago

Inteligjenca artificiale dhe rreziku ekzistencial: ekspertët analizojnë skenarët që mund të kërcënojnë njerëzimin

Një studiues i njohur i sigurisë së inteligjencës artificiale ka ngritur alarmin pasi u largua nga puna dhe paralajmëroi se…

5 minutes ago