Categories: kosovë

Radulloviq akuzon Listën Serbe për presion: Mund të më eliminoni, por nuk do të më trembni

Lazar Radulloviq, deputet i partisë serbe “Sloboda, Pravda, Opstanak”, ka deklaruar në Kuvendin e Kosovës se Lista Serbe po përpiqet ta bllokojë kandidaturën e tij për deputet dhe po ushtron presion ndaj tij. Sipas tij, presioni ka përfshirë edhe sulme fizike dhe dëmtim të automjetit.

Të lidhura

None found

Gjatë fjalës së tij jashtë rendit të ditës, në seancën e sotme parlamentare, Radulloviq tha se Lista Serbe i është drejtuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, si dhe Gjykatës Supreme, me synimin për të kundërshtuar kandidaturën e tij.

Ai vlerësoi se arsyeja e këtyre përpjekjeve është fakti që Lista Serbe nuk ka mundur ta kontrollojë apo ta bindë atë që t’i bashkohet këtij subjekti politik.

Radulloviq solli si shembull një rast nga një mandat i mëparshëm, kur, sipas tij, deputeti Svetko Veljkoviq u largua nga grupi politik i Nenad Rashiqit dhe iu bashkua Listës Serbe.

“Problemi i tyre është se me mua nuk mund të bëjnë marrëveshje, nuk mund të më blejnë dhe nuk mund të më frikësojnë. Vendi ku unë ulem është i betonuar. Nuk ka asnjë mënyrë që ata ta blejnë apo ta marrin atë”, deklaroi Radulloviq.

Deputeti tha se gjatë periudhës së fundit ka qenë përballë disa incidenteve, mes tyre sulme fizike dhe shpim të gomave të veturës, veprime që ia atribuoi Listës Serbe.

Duke iu drejtuar deputetëve të këtij subjekti, ai tha: “E vetmja mënyrë që të më largoni nga ky vend është të qëlloni me armë dhe të mos jem më. Në asnjë mënyrë tjetër nuk do të mund ta zini këtë vend”.

Në deklaratën e tij, Radulloviq përmendi edhe politikanin e ndjerë serb Oliver Ivanoviq. Ai iu referua një interviste të fundit të Ivanoviqit, në të cilën, sipas tij, ishte folur për rrezikun e një sulmi ndaj tij.

“Dhe ajo që i ndjeri Oliver Ivanoviq kishte thënë në intervistën e tij të fundit: ‘I kanë bërë të gjitha, vetëm ende nuk kanë qëlluar mbi mua, por nuk besoj se do ta bëjnë këtë’. Unë po ju them se edhe unë mendoj se i keni bërë të gjitha, por në fund besoj se mund të ndodhë edhe kjo, të qëlloni mbi mua. Nuk e kam fjalën për ju, sepse ju jeni thjesht ‘piunë të rëndomtë’ që rrini këtu dhe dëgjoni atë që ju vjen me mesazhe nga Beogradi dhe nga shefat tuaj në Kopaonik, por ajo organizata juaj kriminale është e gatshme për gjithçka”, vijoi ai.

Radulloviq e akuzoi Listën Serbe se vepron nën ndikimin e Beogradit dhe e cilësoi atë si organizatë kriminale, duke pretenduar se është e gatshme të përdorë çdo mjet.

Pavarësisht presioneve dhe kërcënimeve për të cilat foli, deputeti theksoi se nuk do të frikësohet. Ai u bëri thirrje përfaqësuesve të Listës Serbe të ndalin përpjekjet për ta penguar, pasi, sipas tij, veprimet e tyre nuk do ta arrijnë qëllimin.

të fundit

Gasperini i përgjigjet Mourinhos pas përmbysjes së Real Madridit: “Nëse dikush dukej i mbaruar, ishte ata

Gian Piero Gasperini ka kritikuar ashpër Jose Mourinhon pas humbjes dramatike të Romës ndaj Real Madridit, duke këmbëngulur se skuadra…

4 minutes ago

Arrest of OLVX administrator, FBI publicly praises Macedonian police

Byroja Federale e Hetimeve e SHBA-së ka lëshuar një falënderim zyrtar publik për partnerët e saj nga Divizioni i Krimit…

4 minutes ago

Criminal complaint against Interior Ministry employee: Produced two fake blood donation certificates to obtain paid leave days

Departamenti për Kontroll të Brendshëm, Hetime Kriminalistike dhe Standarde Profesionale në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB) ka…

5 minutes ago

ENCASIA panel assesses air accident investigation in Kosovo

Komisioni për Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike (KHAIA), në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, më 13 dhe 14 tetor…

7 minutes ago

Hamza: I met with Kurti two days ago — here is what I expect from President Shiroka-Pula

Kryetari i PDK’së, Bedri Hamza, ka njoftuar se para dy ditëve është takuar me kryeministrin Albin Kurti për të folur…

7 minutes ago

Shiroka-Pula brings state leaders together to begin drafting strategy for former KLA leaders’ appeal

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka zhvilluar të enjten takimin e saj të parë koordinues me krerët e institucioneve kryesore…

8 minutes ago