Zgjedhja e Justina Shiroka Pulës në postin e presidentes së Kosovës është parë nga qytetarët si zhvillim që konsolidoi stabilitetin politik dhe krijoi mundësi për t’u marrë me sfida të tjera të vendit.
None found
Në prononcimet për KosovaPress, ata folën edhe për rëndësinë e kompromisit dhe konsensusit politik, Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe reagimet e partive pas zhvillimeve të fundit.
Fehmi Pireva vlerësoi se Kuvendi dhe Qeveria vepruan drejt duke zgjidhur, siç u shpreh, çështjet urgjente.
“Mendoj që Kuvendi dhe Qeveria kanë bërë një zgjidhje të mirë, në një mënyrë, duke e kaluar ligjin, por edhe zgjedhjen e presidentes si dy pika që kanë qenë urgjente, për shkak të afatit të shkurtër, sidomos për zgjedhjen e presidentes. Është krijuar një stabilitet politik, është hapur rruga që të shtrohen edhe probleme të tjera në të ardhmen, pasi që me kohë jemi vonuar. Ka disa vite që mbajmë zgjedhje. Mendoj që presidentja, në aspektin personal, të përvojave, qëndron mirë. Mendoj se ka një qëndrim unifikues me faktorët e skenës politike. Tash e tutje duhet të fillohet të punohet.”
Franklin Sedaj, një tjetër qytetar, nënvizoi se demokracia dhe institucionet funksionale kërkojnë konsensus e kompromis.
“Po flas në cilësinë e juristit dhe shkrimtarit që dua ta shoh mirë këtë vend. Dy nocione që nuk janë kuptuar sa duhet janë konsensusi dhe kompromisi. Këto janë formulat mbi bazën e të cilave funksionon demokracia. Përderisa ne nuk dimë ta zhvillojmë ecurinë e politikës mbi konsensusin dhe kompromisin, ne do të përballemi gjithmonë me pasoja. Sa më shpejt që i mësojmë këto formula të funksionimit të demokracisë dhe shoqërisë demokratike, do të kemi institucione stabile dhe një shtet të qëndrueshëm”, u shpreh ai.
Një qytetar tjetër e quajti të përshtatshme zgjedhjen e presidentes, duke përmendur përgatitjen akademike dhe përvojën e saj. Ai komentoi gjithashtu Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe qëndrimin e LDK-së.
“Po, është e duhura. Pse jo, akademike, përvojë të madhe të punës. Për Ligjin e Speciales ka kaluar, LDK-ja ka treguar fytyrën e saj, e bëfshin me shëndet.”
Për Justina Shiroka Pulën, ai tha se është person i kulturuar dhe zgjedhje e qëlluar, por shprehu dyshimin nëse do të jetë mjaftueshëm energjike për ta ushtruar detyrën.
“Justina Shiroka Pula është shumë e qëlluar, është e kulturuar shumë. E kam frikë që nuk mund ta zbatojë detyrën e presidentit, duhet të jetë më energjike.
Për Ligjin për Dhomat e Specializuara, qytetari u shpreh skeptik.
Jam i bindur që Haga nuk do ta zbatojë Ligjin për Dhomat e Specializuara të Hagës. Drejtësia është e verbër, nuk është gjithmonë e qëlluar.
Gani Ademaj e përshkroi situatën e krijuar pas zgjedhjes së presidentes si fitore të Partisë Demokratike të Kosovës.
“Kjo është një fitore e Partisë Demokratike, pas tërë asaj gjurullie që e bëri. Të paktën e nxori presidentin, por duhej të ishin marrë vesh më herët”, tha ai.
Ademaj pretendoi se Ligji për Dhomat e Specializuara është kthyer në mjet të lojërave politike. Sipas tij, personat në Hagë do të përgjigjen vetë për fatin e tyre, ndërsa UÇK-ja, siç tha, nuk është organizatë kriminale.
“Ligji për Dhomat e Specializuara është një lojë politike. UÇK-ja nuk është organizatë kriminale dhe, për fatin personal të tyre, ata do të përgjigjen vetë. Ne nuk mund të bëjmë asgjë. Ligji s’ka pasur asnjë efekt, vetëm efekt negativ. Një gabim shumë i madh me tërë këto protesta”
Ai tha se LDK-ja kishte arsyet e veta për të mos u bërë pjesë e asaj që e quajti “lojëra politike”. Sipas tij, përfituesja kryesore nga kjo situatë ishte Lëvizja Vetëvendosje.
“LDK-ja nuk ka dashur të hyjë në lojë. LDK-ja ka arsye të mos hyjë në këto lojëra politike për 16 shtatorin. Më së shumti nga kjo situatë ka përfituar Vetëvendosja. Krejt këta e kanë përcjellë dhe e kanë ditur që, kur don, mund t’ua bëjë gol këtyre” tha qytetari.
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në fshatin Malbardh të Kurbinit, ku një 3-vjeçare ka humbur…
Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Hajrulla Çeku, ka vizituar Universitetin “Haxhi Zeka” në Pejë, ku është takuar me rektorin Armand…
Shpenzimet ushtarake të Rusisë pritet të arrijnë një nivel rekord këtë vit, pasi Vladimir Putin shtoi rreth 60 miliardë dollarë…
Kategoria e ParëKomisioni i Ligave dhe Garave pranë Federatës së Futbollit ka përcaktuar kalendarin e kampionatit të Kategorisë së Parë…
Në vazhdë të marshimit të tyre në rrugët e Tiranës, protestuesit kanë kaluar edhe përpara godinës së Kuvendit në protestën…
Qeveria sot, në seancë, shqyrtoi dhe miratoi Propozimin për ndryshime dhe plotësime të Buxhetit për vitin 2026.Me ndryshimet e propozuara…