Projektligji për ndryshimin e ligjit për Dhomat e Specializuara u miratua në lexim të parë me 91 vota për, pa asnjë votë kundër dhe pa abstenime. Deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) nuk morën pjesë në votim.
None found
Gjatë ditës së sotme, protestat kanë vijuar në sheshet e Prishtinës, ku qindra qytetarë u mblodhën para Kuvendit të Republikës së Kosovës për të kërkuar miratimin e ndryshimeve në Ligjin për Specialen.
Veterani i luftës, Rrahman Ramadani, tha se projektligji duhet të votohet edhe në leximin e dytë, ndërsa nuk komentoi mungesën e deputetëve të LDK-së në seancë.
“LDK-ja e ka qëndrimin e vet, për ata nuk e komentojmë. Ishte dashur prej krejt partive shqiptare të votohet, por tash ata i dinë më mirë vetë punët e veta”, tha Ramadani.
Për leximin e dytë, ai u shpreh se nuk ka dyshime se ligji do të votohet sërish.
“Besoj që do të votohet. Nuk dyshoj që s’ka me u votua në lexim të dytë”, përfundoi ai.
Ndërsa qytetari Raip Neziri e cilësoi këtë si një hap shumë të mirë, edhe pse me vonesë.
“Pe shoh hap të mirë për fillim, po presim, kemi afat edhe pak kohor, ta kqyrim qysh po shkon procedura më tutje”, tha Neziri.
Ai shtoi se ky është obligim i deputetëve ndaj qytetarëve të Kosovës dhe duhet të merret me përgjegjësi.
“Te shohim më vonë qysh po shkon procedura. Duhet të kryhet patjetër, deputetët duhet ta kryejnë obligimin e vet ndaj ligjit ndaj qytetarëve. Po kërkojnë qytetarët, ata duhet të votojnë”, tha Neziri.
I pyetur se çfarë do të ndodhë nëse projektligji nuk votohet në lexim të dytë, ai tha se qytetarët janë aty dhe do të vazhdojnë protestimin.
“Do të protestojmë në mënyrë paqësore, jo në mënyrë të dhunshme… Shtëpi tjetër s’kemi, këtë shtëpi e kemi. Këtu bashkë e kemi krejt, çka të bëhet mirë a keq, bashkë e kemi”, përfundoi ai.
Ende nuk është e qartë nëse projektligji do të procedohet për lexim të dytë gjatë ditës së sotme, ndërsa protestat e organizuara nga OVL-UÇK vazhdojnë para Kuvendit.
Avokatja Adelina Hoxha, e cila përfaqësonte tani më të ndjerën Arlinda Zekajn në çështjet që lidheshin me dhunën në familje…
Presidenti francez, Emmanuel Macron, po përballet me kritika nga sindikatat dhe organizatat për të drejtat e njeriut, pasi qeveria franceze…
Mijëra qytetarë kanë mbushur rrugët kryesore të Beogradit, për të festuar fitoren e listës së kandidatëve të mbështetur nga studentët…
Arlinda Zekaj, e cila u gjet e vrarë në Vitomiricë të Pejës, kishte dorëzuar më 22 tetor një parashtresë në…
Mijëra studentë të mbështetur nga qytetarë të shumë, prej 13 ditësh po përballen në shesh me dhunën e shtetit. Një…
Kryeministri Edi Rama, ka vijuar provokimet, duke përsëritur ftesën për dialog ndaj studentëve dhe të rinjve që protestojnë në Tiranë,…