Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, është bërë pjesë e protestës së zhvilluar para Kuvendit të Kosovës, së bashku me veteranë të tjerë.
None found
Duke folur për mediat, Gucati tha se prania e veteranëve në protestë synon t’u bashkohet studentëve dhe të rinjve. Ai shtoi se po presin të shohin se çfarë do të ndodhë me leximin e dytë të projektligjit.
“Sot kemi ardhur t’u bashkëngjitemi studentëve dhe rinisë. Ne sot kemi ardhur ta presim leximin e dytë të projektligjit”, deklaroi ai.
Sipas Gucatit, dështimi i miratimit të projektligjit në leximin e dytë do të sillte një situatë të pafavorshme, jo vetëm për veteranët, por edhe për institucionet e vendit.
“Nëse nuk votohet leximi i dytë, nuk do të jetë situata e mirë as për ne, as për ata, e kam fjalën për parlamentarët dhe qeverinë”, u shpreh Gucati.
Protesta po mbahet para Kuvendit në një moment kur deputetët pritet të shqyrtojnë ndryshimet e propozuara në ligjet që kanë të bëjnë me Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.
Rreth 200 persona janë vendosur nën vëzhgim mjekësor në rajonin e Irkutskut, në Siberinë Lindore, pas dyshimeve për ekspozim ndaj…
Meteorologia Lajda Porja tha për Euronews Albania se java do të nisë me mot të qëndrueshëm, ndërsa ndryshimi i kushteve…
Arkeologët kanë zbuluar një varr të pasur ushtarak nga shekulli i 6-të para Krishtit në vendin Rasnica pranë fshatit Koroshishtë…
Avokati Arianit Koci ka reaguar për ndryshimet e propozuara në Ligjin për Dhomat e Specializuara, duke ngritur shqetësime lidhur me…
Deputeti i PDK-së dhe propozuesi i projektligjit, Përparim Gruda, tha para Kuvendit se themelimi i Dhomave të Specializuara ishte i…
Alban Krasniqi, anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ka reaguar lidhur me votimin e ndryshimeve në ligjin…