Categories: kosovë

Qytetarët në Podujevë të tronditur pas të shtënave në qendër: Katastrofë, pasha Zotin!

Pas përleshjes së armatosur në qendër të Podujevës, ku mbetën të plagosur katër persona, qytetarët e këtij qyteti shprehën keqardhje dhe revoltë për ngjarjen.

Sipas autoriteteve, incidenti ndodhi rreth orës 13:30 në qendër të qytetit.

Të lidhura

None found

Prokuroria Themelore në Prishtinë bëri të ditur se shkaku i dyshuar i rastit ishte një mosmarrëveshje paraprake. Po ashtu, u tha se personat e dyshuar kanë lidhje familjare nip dhe dajë, ndërsa motivi i dyshuar i kësaj çështje lidhet me një mosmarrëveshje paraprake.

Nga katër të plagosurit, tre ishin të përfshirë në shkëmbimin e zjarrit, ndërsa njëri ishte një kalimtar i rastit.

Të lënduarit u dërguan për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Drejtori i Klinikës së Emergjencës në QKUK, Naser Syla, tha: “Ata kanë pësuar plagë të rënda, por gjendja e tyre shëndetësore “është stabile për momentin”.”

Qytetari Behram Kolla e përshkroi si katastrofë ngjarjen me armë në mes të sheshit të Podujevës.

Kolla: Katastrofë, pasha Zotin!

“Katastrofë, Pasha Zotin po, kështu vaki s’ka bo, pa kurgjo hiq në mes të sheshit e popullit me gju kallasha, katastrofë”, tha Kolla.

Edhe Ukshin Hoti e konsideroi shumë shqetësuese situatën, duke thënë se është e rëndë që njeriu të ketë frikë të dalë në qytetin e vet.

Hoti: Me u tut njeriu me dalë në vend të vet është shumë keq

“Ata që veprojnë kështu, ata nuk duhet me jetu këtu. Ata i kisha hek prej këtij vendi, i kisha qu në njëfarë xhunglle. Se në këtë liri, me u tut njeri me dal në vend të vetë është shumë keq”, tha Hoti.

Në të njëjtën linjë u shpreh edhe qytetari Halim Morina.

Morina: Menjëherë të kapen e të dënohen

“Vetëm i lumi Zot ka të drejtë, se ai na ka dhënë shpirtin edhe ai na e merr. Ndërsa bandat që dalin me armë nëpër qytet e gjuajnë e vrasin, atë të fajshmin e të pafajshmin e kudo që gjejnë në rrugë, çfarë lyp ai? Ato duhet me i eliminuar, duhet me me, nuk po them me vra, menjëherë me kapë e me çu 30 vjet burg me dënu”, tha ai.

të fundit

Zemaj akuzon Vitinë për paaftësi dhe keqpërdorim: Buxheti u rrit, por edhe hajnia

Ish-ministri i Shëndetësisë, tani deputet i LDK-së, Armend Zemaj, ka thënë se shëndetësia nuk është prioritet i kësaj qeverie.  Ai…

7 minutes ago

Gallapeni beson te Kosova para ndeshjes me Izraelin: Përgatitjet na japin shpresë për rezultat pozitiv

Mbrojtësi i majtë i Kosovës, Dion Gallapeni ka vlerësuar atmosferën në kampin e Dardanëve dhe intensitetin e punës në stërvitje,…

7 minutes ago

SPAK pyet sekretarin e Përgjithshëm të Financave Gentian Keri, për pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve

Prokuroria e Posaçme ka marrë në pyetje sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Financave, Gentian Keri, në kuadër të hetimeve…

12 minutes ago

Foda: Izraelitët nuk kanë arsye të ankohen për gjendjen e fushës

Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda ka thënë se nuk ka asnjë arsye për t’u ankuar lidhur me fushën, për të…

13 minutes ago

Apeli liron nga arresti në shtëpi Klevin Metajn, të ndaluar gjatë protestave studentore kundër Ramës

Studenti Klevin Metaj, djali i gazetares së News24 Brikena Metaj, i arrestuar në ditët e para të protestës studentore në…

13 minutes ago

Vizita e Kurtit në Paris, Gjanaj dhe Gashi: Njohjet dhe dialogu kërkojnë rezultate konkrete

Vizita e kryeministrit Albin Kurti në Paris, në kuadër të Forumit të Paqes 2026, ka rikthyer në vëmendje sfidat dhe…

17 minutes ago