Categories: kosovë

Qeveria vlerëson të ligjshme nismën për Specialen, Tahiraj: PDK-ja po bën kalkulime politike

Qeveria e Kosovës ka konstatuar se iniciativa e Partisë Demokratike të Kosovës për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar nuk has në pengesa ligjore.

Të lidhura

None found

Ky qëndrim është miratuar më 2 tetor dhe, së bashku me vlerësimin e ekzekutivit, i është përcjellë Kuvendit të Kosovës.

PDK-ja, përmes kryetarit të saj Bedri Hamza, ka kërkuar që ndryshimet ligjore të kalojnë në dy lexime. Sipas tij, pas përfundimit të këtij procesi, partia është e gatshme të angazhohet për gjetjen e një zgjidhjeje lidhur me zgjedhjen e presidentit.

“Kërkesa e PDK-së ka qenë dhe mbetet që ligji të miratohet përfundimisht në dy lexime. Pas kësaj, në të njëjtën ditë dhe në seancën e radhës, jemi të gatshëm të ulemi, të gjejmë zgjidhje për presidentin dhe të votojmë për të”, ka deklaruar Hamza.

Ndërkohë, veprimtari dhe publicisti Saim Tahiraj e sheh qëndrimin e PDK-së si një përpjekje për ta shndërruar çështjen e Gjykatës Speciale në kusht për një marrëveshje politike me Vetëvendosjen.

Sipas tij, protestat, deklaratat dhe reagimet emocionale të qytetarëve po përdoren nga kjo parti si kapital politik dhe si mënyrë për të zgjeruar bazën e saj elektorale.

Tahiraj e konsideron këtë një kalkulim politik dhe thekson se qytetarët kanë nevojë për më shumë transparencë dhe përgjegjësi nga subjektet politike.

“PDK-ja po e lidh mbështetjen për zgjedhjen e presidentit me votimin e ndryshimeve në Ligjin për Gjykatën Speciale, me qëllim që të arsyetojë përfshirjen në një koalicion me VV-në.

Në të njëjtën kohë, ajo po përpiqet që protestat, deklaratat dhe veprimet e tjera politike t’i kthejë në përfitim politik dhe në mundësi për të rritur elektoratin.

Kështu, një çështje shumë e ndjeshme për shoqërinë kosovare po përdoret në pazaret politike të momentit.

Kjo është ajo që në PDK e quajnë ‘moral politik’.

Kur drejtësia vendoset si kusht për marrëveshje politike dhe emocionet e qytetarëve shfrytëzohen për interesa partiake, kemi të bëjmë me manipulim të masës dhe të ndjenjave të saj.

Qytetarët meritojnë transparencë dhe përgjegjësi politike, e jo kalkulime që paraqiten si parime”, deklaroi Tahiraj për “Bota sot”.

të fundit

Gjykata e Pejës konfirmon pranimin e aktakuzës ndaj ish-bashkëshortit të Arlinda Zekajt

Gjykata Themelore në Pejë njofton se sot (26 tetor) ka pranuar aktakuzën e Prokurorisë Themelore në Pejë ndaj ish-bashkëshortit të…

56 seconds ago

CIES publikon renditjen e pretendentëve për Topin e Artë: Yamal kryeson, Mbappe dhe Kane mbeten pas

Debati për fituesin e Topit të Artë ka marrë një tjetër kthesë, pasi Observatori i Futbollit CIES ka publikuar renditjen…

18 minutes ago

Salianji kundër paketës penale për protestuesit: “Presione me lugë çaji”, të rinjtë nuk tremben

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka kritikuar ashpër paketën e masave penale të prezantuar nga qeveria ndaj protestuesve, duke…

20 minutes ago

Prokuroria e Pejës nis hetime për zyrtarët e përmendur nga Arlinda Zekaj

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, bën të ditur se, janë iniciuar hetime ndaj zyrtarëve të përmendur nga…

23 minutes ago

Më pak armë, paga më të larta”! Italia përballet me protesta të reja më 30 tetor

Italia përgatitet për një valë të re protestash, të planifikuara për të premten, në kuadër të grevës së përgjithshme të…

24 minutes ago

Të enjten nis përdorimi i portofolit elektronik në Maqedoni, ID-ja dhe patenta kalojnë në celular

Zbatimi zyrtar i "portofolit elektronik" fillon të enjten, që do të thotë se qytetarët do të kenë në celular kartën…

29 minutes ago