Categories: kosovë

Qeveria ratifikon marrëveshjet IPA, Kosovës i sigurohen mbi 270 milionë euro

Qeveria e Kosovës ka dhënë dritën jeshile për projektligjet që lidhen me ratifikimin e marrëveshjeve financiare me Bashkimin Evropian për programet IPA 2021, IPA 2022 dhe Programin Shumëvjeçar IPA 2026-2027.

Të lidhura

None found

Mes vendimeve të marra ishte edhe Projektligji për ratifikimin e Amendamentit Nr. 1 të Marrëveshjes Financiare ndërmjet Kosovës dhe BE-së për Programin IPA 2021.

Kryeministri Albin Kurti deklaroi se ndryshimi i marrëveshjes zgjat periudhën e zbatimit dhe u mundëson institucioneve të vijojnë procedurat për kontraktimin dhe përdorimin e 22.2 milionë eurove.

Sipas tij, amendamenti krijon kushtet e nevojshme që projektet e financuara nga BE-ja të realizohen dhe fondet të përdoren për qëllimet e parashikuara, duke sjellë përfitime konkrete për qytetarët.

Po në këtë mbledhje u miratua edhe Projektligji për ratifikimin e Amendamentit Nr. 1 të Marrëveshjes Financiare mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian për Programin IPA 2022.

Kurti bëri të ditur se përmes këtij amendamenti hapet mundësia për kontraktimin dhe shfrytëzimin e 55.7 milionë eurove në mbështetje financiare nga Bashkimi Evropian.

Ai theksoi se afatet e zgjatura do t’u japin institucioneve kohën e nevojshme për përfundimin e procedurave dhe vazhdimin e projekteve të planifikuara, me synim përdorimin e plotë të fondeve dhe shndërrimin e tyre në investime në funksion të vendit dhe qytetarëve.

Qeveria miratoi gjithashtu Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes Financiare ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian për Programin Shumëvjeçar IPA 2026-2027.

Vlera e përgjithshme e projekteve të parashikuara në këtë program është 193 milionë e 856 mijë euro.

Paketa financiare përfshin rreth 180.5 milionë euro kontribut nga Bashkimi Evropian, 9 milionë euro bashkëfinancim nga qeveria, 1.8 milion euro nga Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë dhe 2.5 milionë euro nga partnerë të tjerë zhvillimorë.

Sipas kryeministrit Kurti, ratifikimi i marrëveshjes i hap rrugën nisjes së zbatimit të programit. Institucionet përgjegjëse duhet të angazhohen në përgatitjen dhe realizimin e projekteve, në mënyrë që financimi të përdoret plotësisht dhe në përputhje me prioritetet e përcaktuara.

të fundit

Llukarevska: Budget revision cuts funding for Mother Teresa University, schools and dormitories

Në buxhet për momentin ka një boshllëk prej një miliard eurosh, dhe një miliard euro mungojnë edhe në Fondin e…

2 minutes ago

Filipçe: The budget is short by 900 million euros

Në Buxhet mungojnë 900 milionë euro, ndërsa ribalanci i dytë është pranim i menaxhimit të dobët të financave dhe ekonomisë…

3 minutes ago

Basic Court in Peja clarifies decision on protective order for Arlinda Zekaj

Aktvendimi për urdhrin mbrojtës për Arlinda Zekajn, në të cilin shkruante edhe për ndarjen e shtëpisë me Jeton Sylajn, pavarësisht…

3 minutes ago

Glen Daja pas triumfit ndaj Partizanit: Ia kushtojmë fitoren Erjon Vishkullit, pjesa e dytë ishte krejt ndryshe

Glen DajaElbasani mori një fitore spektakolare kundër Partizanit në javën e 9-të të Abissnet Superiore, me rezultatin 2 - 1…

4 minutes ago

Protest again on Thursday: justice sought for murdered women

Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist bëri të ditur se nesër (e enjte) në orën 16:00, në sheshin “Zahir Pajaziti”…

4 minutes ago

Llukarevska: Ribalanci uli fondet për Universitetin “Nëna Terezë”, shkollat dhe konviktet

Në buxhet për momentin ka një boshllëk prej një miliard eurosh, dhe një miliard euro mungojnë edhe në Fondin e…

4 minutes ago