Categories: kosovë

Qeveria ndan 3 milionë euro për Kartonin e Gjelbër, Gërvalla: Një vlerësim i shtetit për diasporën

Ushtruesja e detyrës së ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka bërë të ditur se Qeveria e Kosovës ka aprovuar 3 milionë euro për të mbuluar shpenzimet e Kartonit të Gjelbër për bashkatdhetarët gjatë verës.

Sipas njoftimit, duke nisur nga muaji korrik, mërgimtarët që futen në Kosovë me automjete nuk do ta paguajnë më këtë kosto shtesë, pasi ajo do të merret përsipër nga shteti në kuadër të masës 4.5 të Pakos së Ringjalljes Ekonomike, e cila është paraparë për mbështetjen e mërgatës.

Të lidhura

None found

Në reagimin e saj, Gërvalla vuri në pah peshën historike që ka pasur diaspora në proceset shtetformuese të Kosovës, duke e cilësuar atë si një shtyllë të përhershme të zhvillimit të vendit.

3 milionë euro për mbulimin e Kartonit të Gjelbër për mërgatën gjatë sezonit veror. Qeveria miratoi 3 milionë euro për mbulimin e Kartonit të Gjelbër për mërgatën gjatë sezonit veror. Nga korriku e tutje, mërgimtarët që hyjnë në Kosovë me vetura nuk do të përballen me këtë kosto shtesë, pasi ajo do mbulohet nga shteti në kuadër të zbatimit të masës 4.5, mbështetja e mërgatës nga Pakoja e Ringjalljes Ekonomike”, ka shkruar ministrja në detyrë.

Ajo ka theksuar më tej se mërgata ka qenë e pandarë nga çdo fazë e shtetndërtimit të Kosovës, që nga sakrifica për liri, te shpallja e pavarësisë, si dhe në forcimin e institucioneve dhe në zhvillimin ekonomik e shoqëror të vendit.

Kjo masë është shprehje e respektit të jashtëzakonshëm të shtetit ndaj këtij roli historik dhe të vazhdueshëm tuajin. Është një mënyrë për t’ua lehtësuar rrugën drejt shtëpisë dhe për t’ua thënë qartë, Kosova ju pret gjithmonë si pjesë të pandashme të saj. Bashkatdhetarë, mirë se vini në shtëpinë tuaj. Kosova do t’ju mbajë gjithmonë ngrohtësisht në zemër”, ka shkruar Gërvalla.

të fundit

Toshkovski: “Safe City” së shpejti do të gjobisë edhe shoferët me targa të huaja në mbarë Maqedoninë

Shoferët që kalojnë tranzit nëpër Maqedoninë e Veriut do të përfshihen në sistemin "Safe City", do të ketë edhe gjoba…

39 seconds ago

Kualifikimi i Meksikës mbyllet me tragjedi, tre tifozë humbin jetën gjatë festimeve

Tre persona kanë humbur jetën nga asfiksia, pasi mijëra tifozë mbushën rrugët e Ciudad de Mexico për të festuar kualifikimin…

58 seconds ago

Bugatti sjell krijimin e saj të fundit unik, të stolisur me porcelan të vërtetë

Pesëmbëdhjetë vjet më parë, Bugatti bashkëpunoi me Königliche Porzellan-Manufaktur Berlin për të krijuar një Veyron Grand Sport të veçantë.Ajo që…

12 minutes ago

Lamborghini prezanton Urus-in më të fuqishëm që ka prodhuar ndonjëherë

Pothuajse një dekadë më vonë, shumë gjëra kanë ndryshuar me SUV-in e parë të Lamborghini-t.Urus origjinal debutoi me një motor…

12 minutes ago

Powerful storm hits Skopje, Gjorgjievski: The crisis headquarters and public enterprise teams are on the ground

Për shkak të stuhisë së fortë që goditi sot Shkupin, kryetari i Komunës, Orce Gjorgjievski informoi se Shtabi i Krizave…

17 minutes ago

Filipçe: There should be no rush on electronic voting; clear guarantees are needed for the security of the electoral process

Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe thekson se nuk ka asnjë justifikim që qeveria të nxitohet me zgjidhjen kontroverse për votimin…

17 minutes ago