Categories: kosovë

Qeveria miraton projektligje, programe dhe vendime gjatë mbledhjes elektronike

Qeveria e Republikës së Kosovës zhvilloi mbledhjen e pestë në format elektronik, ku mori një sërë vendimesh dhe miratoi disa programe e projektligje.

Të lidhura

None found

Ndër aktet e miratuara është Programi i Projektligjeve të Qeverisë për vitet 2026–2028, së bashku me Projektligjin për Regjistrimin e Bujqësisë.

Projektligji për Regjistrimin e Bujqësisë përcakton mënyrën e organizimit dhe zbatimit të këtij procesi në territorin e Republikës së Kosovës. Ai parasheh autoritetin përgjegjës, organet dhe strukturat pjesëmarrëse, si dhe procedurat e metodologjinë për mbledhjen, përpunimin, ruajtjen, mbrojtjen dhe publikimin e të dhënave statistikore.

Me vendim është krijuar edhe Komisioni Qendror për vlerësimin e dëmeve në të mirat materiale, të shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë tjera. Ky komision do të funksionojë në kuadër të Agjencisë së Menaxhimit Emergjent.

Një tjetër vendim i miratuar lidhet me themelimin e Komisionit për përzgjedhjen e tre kandidatëve për anëtarë të jashtëm të Bordit të Pavarur për Masat e Përkohshme për Produktet Themelore në Raste të Veçanta të Destabilizimit të Tregut.

Qeveria i ka dhënë dritën jeshile edhe Koncept-dokumentit për Fushën e Akreditimit.

Sipas njoftimit, ky dokument synon të ndihmojë në zhvillimin e infrastrukturës së cilësisë, përfshirë standardizimin, metrologjinë, akreditimin dhe vlerësimin e konformitetit. Kjo infrastrukturë konsiderohet element i rëndësishëm për funksionimin e tregut të brendshëm, rritjen e besueshmërisë së produkteve dhe lehtësimin e qasjes në tregjet ndërkombëtare.

Dokumenti, sipas Qeverisë, përputhet edhe me detyrimet e procesit të integrimit evropian, veçanërisht me përafrimin me acquis të Bashkimit Evropian në fushën e akreditimit, në kuadër të kapitullit për lëvizjen e lirë të mallrave.

Gjatë mbledhjes është miratuar edhe rialokimi i mjeteve në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Transportit, në nënprogramin “Projektet e Bashkëfinancimit me Kuvendet Komunale”. Mjetet i përkasin kategorisë së shpenzimeve “Investimet kapitale”.

Ky rialokim do të bëhet nga projekti kapital “Programi i Bashkëfinancimit me Kuvendet Komunale” drejt një projekti të ri kapital, në pajtim me Memorandumin e mirëkuptimit për projekte kapitale, të nënshkruara nga ministri i Infrastrukturës dhe Transportit dhe kryetari i komunës përkatëse.

Po në këtë mbledhje janë miratuar Programi për Mbrojtjen e Konsumatorëve të Cenueshëm të Energjisë Elektrike në Kosovë 2026–2027 dhe Programi Vjetor 2026 për Rezervat Shtetërore të Mallrave.

Qeveria ka miratuar gjithashtu Projektligjin për Efiçiencë të Energjisë, i cili synon të krijojë bazën e nevojshme ligjore për promovimin dhe përmirësimin e efiçiencës së energjisë në Republikën e Kosovës.

Sipas njoftimit, projektligji përcakton objektivat e politikave kombëtare, masat dhe caqet për efiçiencë të energjisë. Zbatimi i tij pritet të kontribuojë në kursimin e energjisë, sigurinë energjetike, mbrojtjen e mjedisit dhe luftimin e varfërisë energjetike.

Në përmbyllje, është miratuar edhe kërkesa e Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale, e datës 1 tetor 2026, për konfirmimin e interesit të përgjithshëm publik në ushtrimin e aktiviteteve përkatëse nga Ndërmarrja Publike “Trepça” Sh.A.

të fundit

Spanja përmbys Kroacinë dhe vijon pa humbje në eliminatore

Spanja ka bërë një rikthim të madh ndaj Kroacisë, duke triumfuar 2-1 dhe duke vazhduar me bilanc perfekt në eliminatore.…

8 seconds ago

Anglia vazhdon ecurinë perfekte, triumfon 3-0 ndaj Çekisë

Anglia ka marrë fitoren e tretë radhazi në eliminatore, duke mposhtur Çekinë me rezultat 3-0 dhe duke vazhduar startin perfekt.…

12 minutes ago

Shqipëria vuajti, por mposhti San Marinon dhe ngjitet në krye të Ligës C

Kombëtarja e Shqipërisë me shumë vështirësi ka marrë pikët e plota në shtëpi ndaj San Marinos.“Kuq e Zinjtë” edhe pse…

12 minutes ago

Paralajmërimi i Edlira Çepanit: Nga gjuajtja me vezë, protestat mund të përshkallëzohen në forma të tjera

Aktivistja Edlira Çepani, e ftuar në emisionin NOW në Euronews Albania, deklaroi se përshkallëzimi i protestave ditët e fundit është…

16 minutes ago

Incident në aeroportin e Los Anxhelosit, dy avionë përplasen në pistë pa persona të lënduar

Dy avionë janë përfshirë në një incident në aeroportin ndërkombëtar të Los Anxhelosit, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për persona të…

23 minutes ago

Ish-shefi i inteligjencës gjermane arrestohet për spiunazh, dyshohet se nxori 2 mijë dokumente sekrete

Ish-presidenti i Shërbimit Federal të Inteligjencës së Gjermanisë, August Hanning, është arrestuar nën dyshimin për përfshirje në veprimtari të lidhura…

26 minutes ago