Para hyrjes në Gazimestan janë vendosur patrulla të Policisë, të cilat po presin qytetarët serbë që po mbërrijnë nga Graçanica për të shënuar festën e ashtuquajtur “Vidovdanit”.
Zyrtarët policorë në terren kanë bërë të ditur se deri tani gjendja ka qenë e qetë dhe se pritet që e njëjta situatë të vazhdojë edhe deri në përfundim.
None found
KosovaPress ka mësuar ndërkohë se forcat policore janë shtuar tashmë, me qëllim monitorimin e situatës dhe garantimin e sigurisë për qytetarët.
Data 28 qershor lidhet me zhvillimin e Betejës së Kosovës, në të cilën koalicioni i ushtrive të popujve të Ballkanit u mposht nga Perandoria Osmane. Pas kësaj humbjeje, popujt e Ballkanit ose ranë nën pushtimin otoman, ose u detyruan të bëheshin vasalë të sulltanit. Princërit shqiptarë vijuan rezistencën, ndërsa më i njohuri mes tyre ishte Skënderbeu. Serbia u përfshi në Perandorinë Osmane.
Beteja e Kosovës është zhvilluar më 28 qershor (15 qershor sipas kalendarit të vjetër), 1389, në Fushën e Kosovës, mes koalicionit të ushtrive të popujve të Ballkanit të udhëhequr nga princi Lazar dhe forcave otomane të drejtuara nga sulltani Murati I (mbretëroi 1360–89). Përplasja ishte e ashpër dhe gjatë saj u vranë të dy udhëheqësit, Princi Llazar dhe Sulltan Murati, si edhe shumë princër të tjerë. Të dyja ushtritë pothuajse u shuan krejtësisht.
Megjithatë, Perandoria Otomane kishte mundësi dhe burime për të ngritur një ushtri të re në një kohë më të shkurtër. Popujt e Ballkanit, në anën tjetër, nuk mundën të rimëkëmbeshin shpejt dhe shumica e tyre përfunduan nën sundimin otoman.
Për Betejën e Kosovës nuk ekzistojnë shumë të dhëna, madje një pjesë e madhe e tyre bien në kundërshtim me njëra-tjetrën.
Për këtë arsye, kjo ngjarje sot njihet më tepër për mitet që e rrethojnë sesa për faktet historike.
Nën sundimin e Sulltan Muratit I, otomanët zgjeruan pushtetin e tyre nga Anadolli drejt Ballkanit. Në verën e vitit 1389, Sulltan Murati mbërriti në Kosovë, ku u ndesh me koalicionin e princave.
Edhe pse kjo betejë shpesh paraqitet si përballje mes serbëve dhe turqëve, apo mes të krishterëve dhe myslimanëve, faktet tregojnë të kundërtën.
Në njërën palë ishin otomanët, ushtria e të cilëve përfshinte edhe ushtarë të popujve dhe princërve vasalë të tyre, duke përfshirë edhe të krishterë.
Në palën tjetër qëndronte një koalicion princash të popujve të Ballkanit, ku bënin pjesë edhe shumë princa shqiptarë.
Dihet që në betejë u vra Princi Llazar, por rrethanat e vrasjes së tij nuk janë të njohura. Princi tjetër serb, Vuk Brankoviq, kur pa se beteja nuk mund të fitohej dhe se duhej të shpëtonte sa më shumë ushtarë, u tërhoq nga përballja. Në rrëfimet serbe, Brankoviq përshkruhet si tradhtar dhe tradhtia e tij konsiderohet shkak për vdekjen e Princit Lazar.
Në këtë betejë mbeti i vrarë edhe Sulltan Murati I, për të cilin besohet se u vra nga Milosh Obiliqi, një prej figurave kryesore në tregimet dhe legjendat që lidhen me Betejën e Kosovës.
Pas Muratit I, në fron erdhi i biri, Bajaziti I, i cili për një periudhë vazhdoi fushatën e zgjerimit të pushtimit otoman në Ballkan, por në vitin 1403 u mposht pranë Ankarasë nga trupat mongole të Timurlengut.
Kjo krijoi mundësi që zotërinjtë shqiptarë të forconin pozitat e tyre. Pikërisht në këtë periudhë shfaqen familje si Balshajt, Dukagjinët e Zahariajt në Shqipërinë e Veriut; Kastriotët, Topiajt, Arianitët, Muzakajt e Gropajt në Shqipërinë Qendrore; si dhe Shpatajt e Zenebishët në Shqipërinë e Jugut.
Në të njëjtën kohë, Venediku arriti të marrë qytetet bregdetare, nga gjiri i Kotorrit e deri në Artë. Budva, Ulqini, Shkodra, Lezha, Durrësi dhe Parga, që ishin qendra të rëndësishme tregtare dhe të shkëmbimit me viset e brendshme të vendit, u bënë pjesë e asaj që në histori njihet si Arbëria Venedikase.
Prej kohësh është përfolur për një krisje të raporteve mes Londrim Mekajt, Klodian Mihajt dhe Elijona Binakajt. Fituesi i Big…
Eksperti i IT, Gent Progni u shpreh se Shqipëria e Re ka nisur që në ditën kur shqiptarët dolën për…
Në protestën e 29 shqiptarët qëndrojnë të palëkundur në kërkesat e tyre. Ata shprehen se dorëheqja e kryeministrit Edi Rama…
Me ftesë të Presidentit të Republikës së Polonisë, Karol Nawrocki, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, mori pjesë sot në ceremoninë…
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bëri të ditur se turistja australiane Amy Lecons, e cila u pickua nga një…
Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj ka shprehur ngushëllime për vdekjen e babait me të birin në Deçan. Ai njoftoi se…