Categories: kosovë

Mbyllet tubimi i serbëve në Gazimestan për “Vidovdan”

Festa e serbëve në Gazimestan ka përfunduar me këngë dhe rite fetare. Qindra serbë nga Kosova u mblodhën atje për të shënuar festën e quajtur “Vidovdan”.

Grumbullimi në Gazimestan, që gjendet pranë Obiliqit, shkaktoi kolona të gjata automjetesh në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë.

Të lidhura

None found

Gjatë kësaj kohe, Policia kreu kontrolle për të verifikuar nëse pjesëmarrësit kishin me vete simbole që nxisin urrejtje ndëretnike.

Sipas zyrtarëve policorë në terren, situata ka qenë e qetë.

Data 28 qershor lidhet me zhvillimin e Betejës së Kosovës, në të cilën koalicioni i ushtrive të popujve të Ballkanit u mposht nga Perandoria Osmane. Pas kësaj disfate, popujt e Ballkanit ose ranë nën pushtimin otoman, ose u detyruan të bëheshin vasalë të sulltanit. Princërit shqiptarë e vazhduan rezistencën, ndërsa më i njohuri prej tyre ishte Skënderbeu. Serbia u bë pjesë e Perandorisë Osmane.

Beteja e Kosovës u zhvillua në Fushën e Kosovës më 28 qershor (15 qershor sipas kalendarit të vjetër), 1389, ndërmjet koalicionit të ushtrive të popujve të Ballkanit, të udhëhequr nga princi Lazar, dhe forcave otomane të drejtuara nga sulltani Murati I (mbretëroi 1360–89). Përplasja ishte e ashpër dhe aty mbetën të vrarë të dy udhëheqësit, Princi Llazar dhe Sulltan Murati, si edhe shumë princër të tjerë. Të dyja ushtritë pothuajse u shkatërruan krejtësisht.

Megjithatë, Perandoria Otomane kishte mundësi dhe burime për të ngritur një ushtri të re në një kohë më të shkurtër. Popujt e Ballkanit nuk ishin në gjendje të rimëkëmbeshin shpejt dhe shumica e tyre përfunduan nën sundimin Otoman.

Për Betejën e Kosovës nuk ekzistojnë shumë të dhëna, madje pjesa më e madhe e tyre bien ndesh me njëra-tjetrën.

Pikërisht për këtë arsye, kjo ngjarje në ditët e sotme njihet më tepër për mitet që e rrethojnë sesa për faktet historike.

Nën sundimin e Sulltan Muratit I, otomanët e shtrinë pushtetin e tyre nga Anadolli drejt Ballkanit. Në verën e vitit 1389, Sulltan Murati mbërriti në Kosovë, ku u përball me koalicionin e princave.

Edhe pse beteja paraqitet shpesh si përplasje mes serbëve dhe turqëve ose mes të krishterëve dhe myslimanëve, faktet tregojnë të kundërtën.

Në njërën palë ishin otomanët, ushtria e të cilëve përfshinte edhe ushtarë të popujve dhe princërve vasalë të tyre, përfshirë edhe të krishterë.

Përballë tyre qëndronte një koalicion princash të popujve të Ballkanit, mes të cilëve kishte edhe shumë princa shqiptarë.

Dihet se Princi Llazar u vra në betejë, por rrethanat e vrasjes së tij nuk dihen. Një princ tjetër serb, Vuk Brankoviq, duke e parë se beteja nuk mund të fitohej dhe se duhej të shpëtonte sa më shumë ushtarë, u tërhoq nga përleshja. Në rrëfimet serbe, Brankoviq përshkruhet si tradhtar dhe tërheqja e tij si shkaku i vdekjes së Princit Lazar.

Në këtë betejë u vra edhe Sulltan Murati I, për të cilin besohet se u vra nga Milosh Obiliqi, një prej heronjve kryesorë në tregimet dhe legjendat për Betejën e Kosovës.

Pas vdekjes së Muratit I, sulltan u bë i biri i tij, Bajaziti I, i cili vazhdoi për një kohë fushatën e zgjerimit të pushtimit otoman në Ballkan, por më 1403 u mund pranë Ankarasë nga trupat mongole të Timurlengut.

Kjo krijoi mundësi që zotërinjtë shqiptarë të forconin pozitat e tyre. Në këtë periudhë dalin në skenë familje si Balshajt, Dukagjinët e Zahariajt në Shqipërinë e Veriut; Kastriotët, Topiajt, Arianitët, Muzakajt e Gropajt në Shqipërinë Qendrore; si dhe Shpatajt, Zenebishët në Shqipërinë e Jugut.

Në të njëjtën kohë, Venediku arriti të marrë qytetet bregdetare nga gjiri i Kotorrit deri në Artë. Budva, Ulqini, Shkodra, Lezha, Durrësi, Parga, të cilat ishin qendra të rëndësishme tregtare dhe shkëmbimi me viset e brendshme të vendit, u bënë pjesë e asaj që në histori njihet si Arbëria Venedikase.

të fundit

Krasniqi dhe Kamberi përmbysin Lausanne, dy shqiptarët shënojnë për Zurichun

Bledian Krasniqi dhe Lindrit Kamberi kanë qenë protagonistë në fitoren e Zurichut, duke shënuar nga një gol në triumfin 3-2…

8 minutes ago

Kasami: Punonjësit e NPK-së në Tetovë marrin pagat dhe kontributet, pa detyrime të prapambetura

Pas më shumë se 15 vitesh, punëtorët e Ndërmarrjes Publike Komunale (NPK) në Tetovë kanë marrë pagat dhe kontributet e…

11 minutes ago

Dardanet” e reja ndajnë pikët me Slloveninë në Lojërat Mesdhetare

Kombëtarja e Kosovës U18 në konkurrencën e femrave ka barazuar 1-1 me Slloveninë në ndeshjen e tretë të Lojërave Mesdhetare…

20 minutes ago

Çfarë dënimi mund të marrë Fatmir Sheholli nëse shpallet fajtor?

Më 7 shtator, Fatmir Sheholli do të dalë për herë të parë në gjykatore, për t’u përballur me aktakuzën e…

21 minutes ago

Kamberi: Glorifikimi i kriminelëve të luftës e largon Serbinë nga integrimi në BE

Deputeti shqiptar në Serbi, Shaip Kamberi, ka reaguar ashpër ndaj vendimit që ish-komandanti serb Ratko Mladiq, i dënuar përfundimisht për…

21 minutes ago

Producentja e “Big Brother VIP Kosova 5”, Olsa Muhameti zbulon detaje: Ky edicion nis në tetor

Producentja e njohur e “Big Brother VIP Kosova 5”, Olsa Muhameti, ka bërë një njoftim emocionues për fansat e reality-showt,…

23 minutes ago