Categories: kosovë

Sindikata e Re e KEK-ut: Veprimet për sigurinë nuk duhet të nisin vetëm pas tragjedive

Sindikata e Re e KEK-ut ka reaguar pas vdekjes së një punëtori të KEK-ut, i cili sot humbi jetën si pasojë e kontaktit me tensionin elektrik gjatë kryerjes së detyrës.

Të lidhura

None found

Siç bëhet e ditur në njoftimin e KEK-ut, punëtori me inicialet A.A. po merrej me transportimin dhe zhvendosjen e kabllove 6 kV kur ra në kontakt me energjinë elektrike dhe pësoi lëndime të rënda.

Sipas Sindikatës së Re të KEK-ut, kjo është një tjetër ngjarje që ngre shqetësime serioze për sigurinë në vendin e punës. Vetëm gjatë vitit 2026, nga aksidentet në punë kanë humbur jetën katër punëtorë të KEK-ut: Mixhen Sadiku, Milazim Binaku, Haxhi Gojnovci dhe Arbenit Ahmeti.

Sindikata shprehet se pas çdo rasti tragjik pasojnë reagime nga menaxhmenti, Bordi, ministria dhe institucionet e tjera. Në këto raste jepen ngushëllime, premtohen masa dhe kërkohen sqarime, ndërsa për disa ditë vëmendja përqendrohet te siguria në punë.

“Pyetja jonë është e drejtpërdrejtë: pse institucionet reagojnë vetëm pasi ndodh tragjedia?”, thuhet në reagim.

Sipas sindikatës, rrezikut nuk po i paraprihet dhe nuk po ngrihet një sistem që do ta zbulonte e largonte atë përpara se të shkaktonte humbje jete.

“Pritet të ndodhë aksidenti, më pas reagojmë, bëjmë deklarata dhe pas një kohe gjithçka harrohet, deri në tragjedinë e radhës”, thekson Sindikata e Re e KEK-ut.

Organizata vlerëson se problemi nuk lidhet vetëm me sigurinë teknike, por edhe me mënyrën e menaxhimit dhe kulturën e punës në KEK.

“Një menaxhim i mbështetur më shumë te presioni, frika dhe masat ndëshkuese sesa te komunikimi, motivimi dhe respekti për punëtorin mund të quhet lirshëm menaxhim represiv dhe jo motivues”, thuhet në reagim.

Sindikata nënvizon se një punëtor që angazhohet në kushte të rrezikshme duhet të ndihet i sigurt për të thënë: “Kjo punë është e pasigurt”, pa pasur frikë nga pasojat.

“Punëtori duhet të dëgjohet para aksidentit, jo vetëm të kujtohet pasi tragjedia të ketë ndodhur”, thekson Sindikata e Re e KEK-ut.

“Siguria nuk fillon pas aksidentit. Ajo fillon përpara tij.

Menaxhmenti, Bordi, ministria dhe të gjitha strukturat përgjegjëse duhet të kalojnë nga reagimi pas ngjarjes te parandalimi para saj.

Katër jetë të humbura vetëm brenda një viti duhet të përbëjnë një alarm serioz për të gjithë.

Mixhen Sadiku, Milazim Binaku, Haxhi Gojnovci dhe Arbenit Ahmeti nuk duhet të mbeten vetëm emra në një komunikatë ngushëllimi dhe më pas të harrohen.

Kujtimi për ta duhet të kthehet në përgjegjësi, masa konkrete dhe ndryshim të mënyrës së menaxhimit të sigurisë dhe të punëtorëve.

Nuk duam më reagime pas tragjedive.

Duam veprime përpara se të humbet jeta e radhës”, thuhet në reagimin e Sindikatës së Re të KEK-ut.

të fundit

Customs intercepts transport of protected snakes and a lizard at Bogorodicë

Zyrtarët doganorë në pikën kufitare të Bogorodicës kanë sekuestruar shtatë gjarpërinj të rinj, katër prej të cilëve pitonë, si dhe…

18 seconds ago

Kurti meets Mufti Tërnava; they also discuss the appeal in The Hague

Kryeministri Albin Kurti, pasditen e së premtes ka pritur në takim Myftiun Naim Tërnava, kryetarin e Bashkësisë Islame të Kosovës.…

2 minutes ago

Kosovo Women’s Network mobilizes citizens for November 25 protest against femicide

Rrjeti i Grave të Kosovës ka ftuar të gjithë qytetarët, organizatat dhe institucionet t’i bashkohen protestës gjithëpopullore kundër vrasjes së…

2 minutes ago

Hamza marks PDK’s 27th anniversary: We are the party of Thaçi, Veseli and Krasniqi, who never broke or bowed

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka uruar ditëlindjen e 27 të partisë. Në urimin e tij, Hamza…

3 minutes ago

Tragedy in the US/ One person kills nine people, including a pregnant woman and children

Nëntë persona kanë humbur jetën në një ngjarje të rëndë me armë zjarri në Pensilvani të Shteteve të Bashkuara, në…

4 minutes ago

Kakavija/ Search uncovers pistol and 141 grams of cannabis, 51-year-old German woman arrested

Një 51-vjeçare gjermane është arrestuar në pikën kufitare të Kakavijës, pasi gjatë kontrollit të automjetit me të cilin udhëtonte, policia…

4 minutes ago