Nëse zgjedhjet e përgjithshme nacionale do të mbaheshin këtë të diel, 62.6% e qytetarëve kanë gatishmëri për të dalë në zgjedhje. Kështu janë përgjigjur qytetarët në hulumtimin e opinionit publik të kryer nga UBO Consulting për T7.
Rezultatet e këtij hulumtimi ekskluziv, po shpalosen në emisionin Presisng.
Megjithatë, ndryshe nga 14 shkurti i vitit 2021, kur në zgjedhjet nacionale Lëvizja Vetëvendosje, bashkë me Listën Guxo, shënuan fitore bindëse duke marrë mbi 50% të votave të përgjithshme, vullneti i qytetarëve tani duket më i balancuar.
Në “nëse zgjedhjet parlamentare do të mbaheshin këtë të diel, për cilin subjekt politik do të votonit?”, qytetarët, me votë të deklaruar, janë përgjigjur si vijon:
Lëvizja Vetëvendosje – 41.9%
Partia Demokratike e Kosovës – 21.6%
Lidhja Demokratike e Kosovës – 19.4%
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës – 7.2%
Lista Guxo – 1.1%
Nisma Social Demokrate – 1%
Aleanca Kosova e Re – 0.5%
Partia Socialdemokrate – 0.3%
Sipas këtij rezultati të hulumtimit, del se nëse zgjedhjet do të mbaheshin këtë të diel, VV dhe Lista Guxo, së bashku do të merrnin 43% të votave të përgjithshme.
Do të ndryshonte edhe përbërja në Kuvendin e Kosovës, ku në mesin e pesë partive parlametnare, VV do t’i merrte 46 ulëse, PDK 24, LDK 22 dhe AAK 8.
Metodologjia e aplikuar në këtë hulumtim, është bërë me përzgjedhjen e amvisërisë duke shfrytëzuar metodën sistematike të rastësisë, si dhe zhvillimin e anketës me personin i cili e ka ditëlindjen e parë më të afërt i moshës mbi 18 vjet.
Për hulumtimin e kryer, lista votuese e KQZ-së e vitit 2021 ka shërbyer si kornizë për ndërtimin e mostrës, ndërkaq mostra n=1065 e dizajnuar për sigurimin e mostrës përfaqësuese, e shtresuar sipas etniciteteve: shqiptar, serb dhe minoritete jo-serbe. Minoritetet e mbi-përfaqësuara në anketim, mostra e peshuar për analizë.
Gjinia e të anketuarve është 50.3% meshkuj dhe 49.7% femra, ndërkaq shtrirja sipas vendbanimeve urban 42.8% dhe 57.2% rural. Margjina e gabimit ±3 pikë të përqindjes në përzgjedhje për interval të konfidencës 95%. Periudha e anketimit është mes 07 dhe 15 marsit 2022.
Dashi Me Hënën që hyn në shenjën tuaj, parashikohet një ditë interesante. Është momenti ideal për të vënë në jetë…
Protesta të mëdha kanë shpërthyer sot në disa vende të Lindjes së Mesme në përgjigje të sulmeve të fundit ushtarake…
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Mezhgoran të Tepelenës. Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Ura e Leklit…
Një përplasje fizike është regjistruar në zonën e Astirit në Tiranë, ku një burrë ka shkuar pranë banesës së ish-bashkëshortes…
Real Madridi mund të jetë i detyruar të kursejë disa nga emrat kryesorë në Kupën e Botës për Klube që…
Një tërmet me magnitudë 5.1 të shkallës Rihter ka goditur Iranin verior, në një moment kur vendi ndodhet në mes…