Categories: kosovë

Publikohen pamjet nga aksioni i djeshëm kundër fajdesë në Prizren, arrestohen tre persona

Një operacion policor kundër fajdesë përfundoi të martën në Prizren me arrestimin e tre personave.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu, e konfirmoi rastin për Klankosova.tv.

Të lidhura

None found

Policia e Kosovës bëri të ditur sot se aksioni u zhvillua nga Sektori Rajonal i Hetimeve në Prizren, në koordinim me Drejtorinë për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, si dhe me Prokurorinë Themelore në Prizren.

Në pamjet e publikuara sot nga policia shfaqet operacioni gjatë të cilit u arrestuan të dyshuarit B. S., F. S. dhe A. D. Të tre dyshohet se janë përfshirë në veprën penale “fajde”.

Për B. S., përveç dyshimeve për fajde, policia po ashtu ka ngritur dyshime për “shkaktim të rrezikut të përgjithshëm” dhe “aksident trafiku me lëndime”.

Sipas njoftimit policor, teksa përpiqej t’i shmangej arrestimit, B. S. goditi me veturë një zyrtar policor dhe një qytetare, duke u shkaktuar lëndime.

Hetimet tregojnë se të dyshuarit ushtronin vazhdimisht presion mbi viktimën për të përfituar interes nga veprimtaria e fajdesë. Në këtë mënyrë, viktima ishte detyruar të ndërmerrte veprime në dëm të pasurisë së tij, ndërsa veprimet e kundërligjshme të të dyshuarve i kishin shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Në kuadër të aksionit u kontrolluan vendbanimet e të dyshuarve në 3 lokacione të ndryshme brenda komunës së Prizrenit. Aty u sekuestruan prova të ndryshme materiale, të cilat do të shfrytëzohen gjatë procedurës penale.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit të Prokurorisë Themelore në Prizren, ndaj tre të dyshuarve u caktua masa e ndalimit prej 48 orësh, njoftoi policia.

të fundit

PDK kërkon që seanca të vazhdojë: Tejkalimi i afatit nuk e heq detyrimin për konstituimin e Kuvendit

Sekretarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku i ka kërkuar kryesuesit të seancës, Avni Dehari që të thërrasë vazhdimin…

2 seconds ago

Sot varroset 22-vjeçari që humbi jetën në aksidentin në Smrekonicë

Dy të rinj humbën jetën si pasojë e një vetaksidenti që ndodhi në orët e para të së enjten në…

25 seconds ago

Pronarët e vilave në Ujman largojnë sendet para aksionit të institucioneve të Kosovës

Pronarët e vilave në zonën e Ujmanit, siç duket, nuk kanë pritur ndërhyrjen e institucioneve të Kosovës, pasi kanë nisur…

1 minute ago

Manchester City kontakton Bournemouthin për Alex Scottin, Guardiola e kishte cilësuar “lojtar të jashtëzakonshëm

Manchester City ka nisur bisedimet për një përforcim të befasishëm në mesfushë, pas konfirmimit të transferimit të Rodrit te Barcelona.City…

2 minutes ago

Përplasen dy skafe në liqenin e Komanit! Raportohet për 8 persona të plagosur

Ditën e sotme, një aksident i rëndë ka ndodhur në zonën turistike të Komanit, ku dy mjete lundruese të llojit…

4 minutes ago

Angellov: Zjarri pranë Çanishtes vijon të jetë aktiv, por fshatrat nuk janë në rrezik

Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSH), Stojançe Angelov, në një video-paraqitje deklaroi se zjarri pranë fshatit Çanishte të…

7 minutes ago