Categories: kosovë

Publikohen pamjet e përplasjes së protestuesve me Policinë e Kosovës

Policia e Kosovës ka njoftuar se tre persona janë arrestuar pas përleshjeve të 5 tetorit në qendër të Prishtinës. Dy të arrestuar janë dërguar në mbajtje me urdhër të prokurorit, ndërsa i treti është liruar dhe ndaj tij do të ndiqet procedurë e rregullt.

Të lidhura

None found

Bilanci i përditësuar, i publikuar të martën, tregon se 33 persona kanë marrë ose kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Në mesin e tyre janë 20 zyrtarë policorë, 12 qytetarë ose protestues dhe një gazetar.

Përplasjet u shënuan gjatë protestës para Kuvendit të Kosovës, ku pjesëmarrësit kundërshtuan mosmiratimin e ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara. Protestuesit shprehën gjithashtu pakënaqësi për aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

Pamjet e publikuara nga incidenti tregojnë disa protestues duke u përleshur me pjesëtarët e Policisë së Kosovës, ndërsa në drejtim të zyrtarëve janë hedhur mjete të ndryshme.

Sipas Policisë së Kosovës, një grup protestuesish hodhi në mënyrë të përsëritur mjete piroteknike, fishekzjarrë dhe mjete të forta drejt objekteve shtetërore dhe zyrtarëve policorë.

Pas përshkallëzimit të situatës, për shpërndarjen e turmës u përdorën sprej, gaz lotsjellës dhe topi i ujit.

Policia ka njoftuar edhe Inspektoratin Policor të Kosovës, i cili do të vlerësojë veprimet e zyrtarëve dhe çdo dyshim të mundshëm për tejkalim të autorizimeve gjatë menaxhimit të protestës.

të fundit

Horoskopi 9 Nëntor 2026, zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Dashi Në ditë si kjo e sotmja do të ishte mirë të mendoni për të ardhmen afatgjatë, edhe pse ka…

5 hours ago

Kamberi announces the Albanian coalition’s victory: 10 seats on the National Council

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi ka bërë të ditur rezultatet nga zgjedhjet për Këshillin Kombëtar Shqiptar. Ai…

5 hours ago

More than 200,000 people protest in Amsterdam against Israel, demanding an end to arms sales

Mbi 200 mijë persona kanë mbushur rrugët e Amsterdamit në Holandë, në një protestë masive kundër ofensivës izraelite në Gaza.…

5 hours ago

Disturbing discovery in Athens: Woman’s body found inside an abandoned suitcase; here’s what investigators suspect

Një ngjarje e rëndë është zbuluar në zonën e Agios Panteleimonas, në Athinë, ku trupi i pajetë i një gruaje…

5 hours ago

There is no excuse for my actions”/ Nvidia CEO admits affair with Chinese woman as company launches investigation into espionage suspicions

Bordi i Nvidia-s do të nisë një hetim për të vërtetuar nëse CEO i kompanisë, Jensen Huang, ishte shënjestër e…

5 hours ago

Fermín López shënon dy herë në derbi, por nuk e sheh veten rival të Raphinhas për Pichichin

Fermín López ka minimizuar gjasat e tij për të konkurruar me Raphinhan për trofeun e Pichichit, pasi shënoi dy gola…

5 hours ago