Protesta e zhvilluar sot para Kuvendit të Kosovës po vijon edhe në ditën kur skadon afati për zgjedhjen e presidentit. Që prej orëve të mëngjesit, qytetarët po kërkojnë që projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për Gjykatën Speciale të procedohet në lexim të dytë.
None found
Sipas protestuesve, deputetët duhet ta konsiderojnë votimin e këtij ligji si përparësi dhe ta miratojnë atë, pavarësisht zhvillimeve të tjera politike.
Azem Gashi deklaroi për KosovaPress se protesta po zhvillohet në qetësi dhe se secili pjesëmarrës po shpreh bindjen e tij për atë që duhet të ndodhë.
Gashi: Vendimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së nuk pranohet
“Gjendja në protestë është shumë e mirë, situata është e qetë, populli po proteston, secili në mënyrën e vet. Kjo është një dhimbje shumë e rëndë, një plagë shumë e tmerrshme ku po mbahet një kryetar shteti në burgje…Kjo është një tragjedi e tmerrshme për Kosovën, për atdheun tonë”, tha Gashi.
Gashi, i cili kishte marrë pjesë edhe në protestën e mbrëmshme, tha se përplasja e krijuar atëherë ishte e panevojshme.
Gashi: Përplasja mes policisë dhe protestuesve mund të shmangej
“Protesta e mbrëmshme ka qenë shumë e keqe, nuk ka pasur nevojë të vijë deri te përleshja midis policisë me protestues, se protestuesit duhet ta dinë se policia është e jona”, tha Gashi.
Ai u bëri thirrje deputetëve që të jenë të bashkuar dhe theksoi se votimi i ligjit nuk duhet të vihet në diskutim, pasi synimi është lirimi i ish-krerëve të UÇK-së.
Gashi: Qytetarët duhet të qëndrojnë të bashkuar
“U bëj thirrje krejt me qenë të bashkuar për të liruar këta djem prej një burgu famëkeq”, tha Gashi.
Musli Serdolli, i cili kishte udhëtuar nga Gjilani për të marrë pjesë në protestë, e bëri përgjegjës ministrin Xhelal Sveçla për përplasjen e një nate më parë.
Serdolli: Sveçla po e përdor Policinë e Kosovës
“Me keqardhje e kam parë, kam pasur dhe shumë emocione, për shkak se ministri i dënuar me një vit burg Xhelal Sveçla tash po e shfrytëzon Policinë e Kosovës. Nuk është dashur të përdorë policinë ndaj vëllezërve të vet”, tha Serdolli.
Ndërkaq, Afrim Fejzullahu vlerësoi se miratimi i ligjit nuk duhet të kundërshtohet, pasi, sipas tij, ai është në të mirë të Kosovës.
Fejzullahu: Bëhet fjalë për një ligj kombëtar
“Ligji është kombëtar, nuk është partiak, nuk është për pazar dhe të vihet kusht votimi për presidentin, pasi që ajo është çështje tjetër dhe mund të votohet edhe më vonë”, përfundoi Fejzullahu.
Protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së u përshkallëzua mbrëmjen e kaluar, pasi projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për Specialen nuk u fut në lexim të dytë. Tubimi ka vijuar edhe sot dhe, në pjesën më të madhe, është zhvilluar i qetë.
Shqipëria ka kaluar në avantazh ndaj San Marinos në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kombeve. Ishte Kristjan Asllani ai…
Kuvendi do të zhvillojë të enjten seancë plenare me rend dite të ngjeshur, ku në fokus do të jenë interpelancat…
Janë mbyllur fjalimet e protestës sot në ditën e 129-të. Protestuesit tashmë kanë nisur të marshojnë në rrugët e Tiranës.…
Kreu i PDK-së, Bedri Hamza, ka reaguar pas deklarimit të kryeministrit Kurti, me propozimet e tij për president: Feride Rushitin…
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, i është përgjigjur sërish propozimit të kryeministrit Albin Kurti për miratimin e…
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka reaguar pas ofertës së kryeministrit Albin Kurti, duke kundërshtuar trajtimin…