Një protestë po zhvillohet para Gjykatës së Lipjanit në mbështetje të veteranit dhe invalidit të luftës së UÇK-së, Bekim Meta. Pjesëmarrësit në tubim kanë kërkuar që rasti që po shqyrtohet nga gjykata të trajtohet në mënyrë të drejtë.
Në këtë çështje, para Gjykatës së Lipjanit aktualisht po përballen Bekim Meta dhe Skënder Shahini, teksa ende pritet vendimi i gjykatës.
None found
Rasti ka të bëjë me një incident të ndodhur në fshatin Magurë. Sipas protestuesve, gjithçka kishte nisur pasi një familje e komunitetit rom kishte përfunduar të pamet për një familjare, kur më pas një grup personash kishte shkuar në mënyrë të organizuar te shtëpia e Skënder Shahinit, fqinjit të Bekim Metës, dhe e kishte sulmuar atë.
Sipas tyre, përplasja ishte zhvilluar para hyrjes së shtëpisë së Shahinit. Në momentin e konfliktit, Bekim Meta kishte vërejtur atë që po ndodhte dhe kishte ndërhyrë për të ndarë palët, duke i dalë në ndihmë fqinjit të tij.
Burime lidhur me rastin thonë se shkaku i konfliktit dyshohet të jetë i lidhur me një ngjarje të pasluftës. Pretendohet se Skënder Shahini kishte gjetur armë dhe municion në shtëpinë e kësaj familjeje rome dhe më pas i kishte denoncuar në polici. Sipas të njëjtave informacione, ky veprim mendohet se kishte shkaktuar pakënaqësi, ndërsa sulmi i romëve ndaj Skënderit dyshohet se kishte për motiv hakmarrjen.
Princi George, djali i madh i Princit William dhe Kate Middleton, ka festuar ditëlindjen e tij të 13-të, ndërsa familja…
Policia Rrugore ka vijuar kontrollet në të gjitha akset rrugore të vendit me fokus parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e…
Policia Kufitare e Himarës mbrëmjen e djeshme u ka ardhur në ndihmë pesë anëtarëve të një familjeje, të cilët kanë…
Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka miratuar një vendim për ndryshimin e mënyrës së llogaritjes dhe uljen e akcizës për…
Mesfusha e Real Madridit ka qenë një zonë problematike për vite me radhë, dhe situata është komplikuar më tej nga…
Ministria e Brendshme informon se dje pasdite në orën 18:55 në Stacionin Rajonal të Policisë Kërçovë, nga Njësia Territoriale e…