Categories: kosovë

Protestë e tensionuar para Kuvendit për Ligjin e Speciales, kamioni vendoset te hyrja

Protesta para Kuvendit të Kosovës, e organizuar kundër ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara, është shoqëruar me tensione.

Gjatë tubimit, disa pjesëmarrës janë përplasur me pjesëtarë të Policisë së Kosovës. Ndërkohë, pranë hyrjes së Kuvendit është vendosur një kamion, me synim bllokimin e rrugës dhe kufizimin e qarkullimit.

Të lidhura

None found

Një qytetar pjesëmarrës në protestë deklaroi se përplasja me policinë ishte shkaktuar nga një keqkuptim. Ai sqaroi gjithashtu se kamioni ishte sjellë për të penguar deputetët të largoheshin në rast se nuk miratohej ligji për Specialen.

“Na jemi dalë punën tonë, policia të veten. Patëm keqkuptim me policinë. Arsyeja e vendosjes së kamionit është që mos t’i lejojë deputetët me dalë nëse nuk votohet ligji për Specialen”, tha ai.

Protestuesit u bëjnë thirrje deputetëve që të mbështesin ndryshimet e propozuara në Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Si pasojë e protestës dhe situatës së krijuar, hyrja në objektin e Kuvendit dhe lëvizja në zonën përreth janë bërë më të vështira.

Tubimi po mbahet në një kohë kur Kuvendi pritet të shqyrtojë ndryshimet në kuadrin ligjor për Dhomat e Specializuara, çështje kjo që ka shkaktuar reagime dhe përplasje politike në vend.

të fundit

Dyshime për murtajë në Rusi, rreth 200 persona monitorohen pas vdekjes së një studiueseje

Rreth 200 persona janë vendosur nën vëzhgim mjekësor në rajonin e Irkutskut, në Siberinë Lindore, pas dyshimeve për ekspozim ndaj…

2 seconds ago

Paralajmërimi i meteorologes Lajda Porja: Reshje dhe shtrëngata në të gjithë vendin, zbuloni çfarë ndodh me motin në ditët e ardhshme

Meteorologia Lajda Porja tha për Euronews Albania se java do të nisë me mot të qëndrueshëm, ndërsa ndryshimi i kushteve…

2 minutes ago

Varri ushtarak i shekullit VI para Krishtit zbulohet pranë Koroshishtës së Strugës

Arkeologët kanë zbuluar një varr të pasur ushtarak nga shekulli i 6-të para Krishtit në vendin Rasnica pranë fshatit Koroshishtë…

8 minutes ago

Koci paralajmëron deputetët për Ligjin për Specialen: Duhet të dihet çfarë ndodh pas votimit

Avokati Arianit Koci ka reaguar për ndryshimet e propozuara në Ligjin për Dhomat e Specializuara, duke ngritur shqetësime lidhur me…

9 minutes ago

Gruda: Ndryshimet synojnë kufizimin e një pjese të juridiksionit të Speciales

Deputeti i PDK-së dhe propozuesi i projektligjit, Përparim Gruda, tha para Kuvendit se themelimi i Dhomave të Specializuara ishte i…

20 minutes ago

Krasniqi kritikon qëndrimin e LVV-së për ligjin e Speciales: Ky është mesazhi i tij

Alban Krasniqi, anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ka reaguar lidhur me votimin e ndryshimeve në ligjin…

20 minutes ago