Protesta kombëtare kundër vrasjes së grave mbahet sot në orën 16:00, në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.
Organizatorët u kanë bërë thirrje qytetarëve të mblidhen përsëri për të kërkuar drejtësi për Arlinda Zekajn dhe për gratë e tjera të vrara në Kosovë.
None found
Në një njoftim për mediat, ata paralajmëruan se protestat do të vijojnë dhe se institucionet do të bllokohen derisa të plotësohen kërkesat e tyre.
“Rikthehemi sot, në orën 16:00, në sheshin Zahir Pajaziti, për të kërkuar drejtësinë që Arlinda na e la amanet, si dhe drejtësi për çdo grua të vrarë”, thuhet në deklaratën e organizatorëve.
Organizatorët kërkojnë që institucionet të mbajnë përgjegjësi dhe u kanë kërkuar qytetarëve t’u bashkohen protestuesve.
“Edhe nesër do të dalim në rrugë dhe do t’i bllokojmë institucionet. Ka ardhur çasti i fundit që shteti të japë llogari. Bashkohuni me ne, qoftë nga puna, shtëpia apo klasa. Protestat nuk do të ndalen pa u përmbushur kërkesat tona”, thuhet në njoftim.
Po ashtu, organizatorët bëjnë thirrje për organizim dhe solidaritet në nivel kombëtar, me synim garantimin e sigurisë së grave dhe vendosjen e drejtësisë për viktimat. “Kërkojmë organizim e solidarizim kombëtar. Për siguri e liri për gratë e gjalla, e drejtësi për gratë e vrara”, thuhet në përfundim të njoftimit.
Protesta po vazhdon pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës. Ngjarja ka shkaktuar reagime publike dhe thirrje për hetimin e veprimeve të institucioneve përgjegjëse.
Para se të vritej, Zekaj i kishte paraqitur Prokurorisë Themelore në Pejë një parashtresë, ku kërkonte masa urgjente dhe shprehte shqetësim për sigurinë e saj.
Liverpooli është i interesuar të nënshkruajë mesfushorin e Real Madridit, Federico Valverde, dhe po përgatit një ofertë prej 100 milionë…
Zjarri i përmasave të mëdha që përfshiu gjatë natës magazinat në ambientet e ish-NPA-së në Gjirokastër shkaktoi dëme vetëm në…
Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski ka takuar sot të dërguarin e sapoemëruar special të…
Shërbimet emergjente në Kosovë po përballen me mungesë të theksuar të specialistëve, ndërsa nevojiten edhe 56 mjekë të kësaj fushe.…
Ekspertët e cilësojnë antikushtetues vendimin e qeverisë që i jep Policisë së Shtetit të drejtën të krijojë një regjistër elektronik…
Flavio Bolsonaro ka zbuluar arsyet që e shtynë të largohej nga Brazili, pas humbjes në zgjedhjet presidenciale, duke pretenduar se…