Disa deputetë të Kuvendit të Kosovës kanë shprehur përkrahje për protestuesit e mbledhur para Qeverisë së Kosovës, pas thirrjes që ligjvënësit t’i bashkohen protestës dhe të zhvillojnë një seancë të jashtëzakonshme parlamentare.
None found
Nasim Haradinaj, ish-nënkryetar i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, u kërkoi deputetëve që të mblidhen në Kuvend.
Ai tha se masa duhet të mbështetet dhe se deputetët duhet të përcjellin një mesazh duke u mbledhur në parlament, qoftë edhe në një seancë të jashtëzakonshme. Sipas Haradinajt, sonte ose nesër duhet të paraqitet një kërkesë që tregon orientimin e popullit, të cilin deputetët kanë premtuar se do ta përfaqësojnë.
Thirrjes së Haradinajt iu bashkua edhe deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu.
Musliu ftoi të gjithë deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës, pa dallime partiake, që të jenë pranë protestuesve dhe më pas brenda Kuvendit.
Në protestë kanë marrë pjesë gjithashtu Time Kadrijaj, Ablana Bytyqi e Aleancës, Sala Jashari nga PDK, bashkëshortja e ish-komandantit Abedin Rexha, si dhe ish-deputetja e PDK-së, Safete Haderxhonaj.
Nga VLEN thonë se Korridori VIII është një nga projektet strategjike për Maqedoninë e Veriut, që lidh vendin me Bullgarinë…
Pas vendimit të GJKKO-së për pezullimin e ekzekutimit të dënimit, Greta Gjoci ka lënë sot ambientet e IEVP Pojskë, vetëm…
Fushatat parazgjedhore për zgjedhjet në Serbi nuk do të lejohen të zhvillohen në Kosovë. Kështu konfirmoi zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës…
Nxënësit e Gjimnazit “Eqrem Çabej” në Prishtinë janë bërë pjesë e aktivitetit , që u zhvillua në kuadër të projektit…
Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës Glauk Konjufca ka kërkuar përfshirjen e plotë të Kosovës në Korridorin 8. Ai…
Bashkimi Evropian ka reaguar ndaj miratimit të ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës, duke vlerësuar se ligji…