Në korrik të këtij viti, në afërsi të Liqenit të Ujmanit, u shembën 17 objekte pa leje që ishin ngritur në pronën e Ndërmarrjes Publike Hidroekonomike “Ibër-Lepenc”.
None found
Operacioni për largimin e këtyre ndërtimeve u zhvillua nga Inspektorati i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.
Pas disa padive të paraqitura kundër ndërmarrjes “Ibër-Lepenc”, seanca gjyqësore ishte planifikuar për 12 gusht. Një ditë më vonë, ekipet e gjykatës shkuan në zonë për ta kryer procedurën e vendshikimit.
Daljen e gjykatës në terren e konfirmoi për KosovaPress zëdhënësja e Gjykatës Themelore të Mitrovicës, Hateme Haxhaj.
“Gjykata sot ka dalë në vendshikim në vendin ku u rrënuan objektet”, deklaroi shkurt Haxhaj.
Ndërkohë, disa media serbe, mes tyre edhe RTS-ja, kanë raportuar se Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural u ka kërkuar sot pronarëve të disa objekteve të tjera pranë Liqenit të Ujmanit që ta lirojnë pronën brenda dhjetë ditësh.
Sipas këtyre raportimeve, ekzistojnë dyshime se objektet janë ndërtuar pa leje në zonën e njohur me emrin “Međedi Potok”.
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka nisur verifikimin e rasteve të dyshuara për shkelje ligjore nga punonjësit e Policisë së…
Japonia u alarmua kur Agjencia Meteorologjike e vendit lëshoi gabimisht një paralajmërim për një tërmet me magnitudë 9.9, duke shkaktuar…
Presidenti amerikan Donald Trump ka vendosur të pezullojë zbatimin e një pakete të gjerë sanksionesh të reja kundër Rusisë, duke…
Kosova ka adresuar kërkesën te Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të diskutuar blerjen e helikopterëve për Forcën e Sigurisë…
Ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë hapur një debat të ndjeshëm për sovranitetin shtetëror, pavarësinë e…
Eden Hazard beson se Chelsea mund të sfidojë Arsenalin dhe Manchester Cityn për titullin e Ligës Premier këtë sezon, pavarësisht…