Categories: kosovë

Prokuroria: Thaçi i diktoi Fazliut skenarin e dëshmisë së Mustafës – “Përgjigju shkurt: jo, po, po, jo

Prokuroria në Dhomat e Specializuara të Hagës ka ekspozuar pjesë nga komunikimet mes Hashim Thaçit dhe Fadil Fazliut, duke pretenduar se përmes tyre, Thaçi ka orientuar në mënyrë specifike dëshminë që do të jepte Salih Mustafa.

Të lidhura

None found

Në regjistrimet e dëgjuara, Thaçi insiston fuqimisht që përgjigjet e Mustafës të ishin konçize.

Thaçi lidhur me dëshminë e Mustafës: “Shkurt: jo, po, po, jo”

“Pse të mos e lëmë kështu… ata e kanë planin tjetër për marrjen në pyetje. Ti duhet të dalësh ashtu siç ke folur, mos e ler aty. Shkurt: jo, po, po, jo. Ne e krijojmë pjesën e vështirë, ti u përgjigjesh atyre pikave. Jo, aq. Atë çfarë bëni, e bëni ti. Po, ashtu. Të sjellin një pyetje ashtu e pastaj ti nuk heq dorë aspak… e ka mirë këtë radhë thotë, por mund të të ikë… Të stërmundojnë. Të stërmundojnë tha,” zbulohet në dialogun Thaçi-Fazliu.

Prokurori Joshua Hafetz argumentoi se kjo pjesë, sipas leximit të akuzës, tregon se Thaçi nuk po ofronte këshilla të thjeshta, por po diktonte sjelljen që duhej të mbante Mustafa gjatë marrjes në pyetje.

Sipas tij, Thaçi përsëriste vazhdimisht që deklaratat të ishin të shkurtra dhe që dëshmitari të mos jepte më tepër informacion se ç’ishte e domosdoshme.

Hafetz: Thaçi orientoi Mustafën të përgjigjej shkurt dhe të evitonte “rrëshqitjen”

“Thaçi i ka bërë udhëzimet e veta të qarta si uji. Ai i kërkon Fazliut të përdorë djalin e tij për të caktuar një takim me Mustafën dhe për t’i komunikuar Mustafës se si të vepronte. Duke përfshirë këto pika: dëshmitë të ishin të shkurtra, të përgjigjej me ‘po, jo’, ‘jo, po’. T’i shkurtonte përgjigjet, të mos liheshin çështje pezull. Të shfrytëzohej seanca përgatitore e dëshmitarëve për ta kryer detyrën dhe për të parandaluar rrëshqitjen. Thaçi aty ekspozoi informacionin konfidencial të orës kur mendohej se do të merrej në pyetje zoti Mustafa, me qëllimin e vetëm për të nënvizuar rëndësinë që Mustafa të përgjigjej shkurtimisht,” deklaroi ai.

Në një fragment tjetër të bisedës, Thaçi diskuton me Fazliun rreth porosisë që duhej t’i transmetohej Mustafës.

Dialogu Thaçi-Fazliu për Mustafën: “Këto thuaji”

“Këto thuaji. Po, unë këto ua thashë mbrëmë. Çështje takimesh, çështje të tilla. Ata s’kanë pasur lidhje… nuk më intereson tha aspak… Se nuk e kam ditur… nuk e kam ditur qëndrimin e tyre. Këtë e kam bërë unë në mënyrë të pavarur. Çfarë ashtu…,” dëgjohen ata në incizim.

Sipas Prokurorisë, në këtë moment Thaçi po i diktonte Fazliut fjalët që duhej t’i thoshte Mustafës, ndërsa Fazliu do të vepronte si ndërmjetës për përcjelljen e këtyre direktivave.

Hafetz: Thaçi i komunikoi Fazliut mesazhin që duhej t’i shkonte Mustafës

“Sërish, kjo nuk është një kujtesë e momenteve të fundit, apo një pajtim thjesht formal. Kemi të bëjmë me një rrethanë ku Thaçi i përcakton Fazliut se kur të takohet për t’i dhënë mesazhin Mustafës, përmbajtja është kjo: distancohesh, nuk ekziston një penalitet i përgjithshëm, përfshi atë të Thaçit prej komandantëve të zonave. Dhe t’i thuash që ‘këta nuk më kanë thënë mua gjë’. Këtu përfundon citimi. Më tej, Fazliu ka ofruar udhëzime dhe sqarime për Mustafën në mënyrë që ai të pohonte ‘unë i kam kryer të gjitha vetë’. Tani të ecim përpara me regjistrimin,” vijoi ai.

Në një material tjetër viziv, shfaqet një segment ku Thaçi dhe Fazliu shqyrtojnë logjistikën e takimit me Mustafën.

Prokurori sqaroi se më pas kuptohet qartë që Fazliu nuk duhej të lidhej në mënyrë të drejtpërdrejtë me Mustafën, por se i biri i tij do të angazhohej për të organizuar takimin.

Hafetz: Fazliu do të angazhonte djalin për takimin me Mustafën

“Pasi i tregon atë pjesë, më vonë ata konfirmojnë sërish se biseda është për dëshminë e Mustafës. Pastaj rikonfirmojnë rëndësinë që Fazliu të mos kontaktonte Mustafën në mënyrë të drejtpërdrejtë. Por Fazliu do të përdorte të birin, Fariun, për të organizuar takimin. Thaçi u pajtua me këtë dhe shtoi ‘jo nuk duhet të jesh ti’. Duke theksuar kështu edhe njëherë nevojën për një ndërmjetës, një person tjetër që do të organizonte takimin midis Fazliut dhe Mustafës. Menjëherë më pas, Thaçi dha direktivën pasuese për Mustafën. Një udhëzim që lidhej me seancën përgatitore të dëshmitarëve dhe se çfarë duhej të kryente Mustafa gjatë asaj seance,”

Sipas trupit akuzues, bisedat e prezantuara gjatë seancës dëshmojnë një koordinim të supozuar në funksion të dëshmisë së Mustafës.

Prokurori deklaroi se në këto komunikime, Thaçi ofronte udhëzime mbi përmbajtjen e përgjigjeve të dëshmitarit, përgatitjen e tij dhe mënyrën se si duhej të anashkalonte, sipas akuzës, deklaratat që mund të rezultonin të dëmshme për Thaçin.

të fundit

Aliba Bellingham mohon lidhjen me Andrew Mountbatten-Windsor: Jemi vetëm të njohur

Aliba Bellingham, gruaja që u përfol si partnerja e re e Andrew Mountbatten-Windsor, ka reaguar për herë të parë ndaj…

2 minutes ago

Zbulohet kapiteni i ri i Portugalisë pas largimit të Cristiano Ronaldos nga kombëtarja

Bernardo Silva do të jetë kapiteni i ri i përfaqësueses së Portugalisë, duke marrë shiritin që për më shumë se…

7 minutes ago

Nga ndeshja e yjeve në Cyrih te patericat në Torino: Del Piero pëson lëndim serioz

Legjenda e Juventusit, Alessandro Del Piero, ka pësuar një lëndim gjatë një ndeshjeje miqësore në Cyrih, ku morën pjesë edhe…

8 minutes ago

Visar Memeti voton për Këshillin Kombëtar Shqiptar: Çdo votë ka rëndësi

Kandidati Visar Memeti ka votuar sot në zgjedhjet për Këshillin Kombëtar Shqiptar, të cilat po mbahen më 8 nëntor. Përmes…

20 minutes ago

Leoni XIV shkon në Argjentinë, vizita e Papës zhvillohet në sfondin e tensioneve me Milein

Papa Leoni XIV do të nisë të hënën vizitën e tij të parë zyrtare në Argjentinë, në një udhëtim që…

20 minutes ago

Danillovski paralajmëron për rrezikun e fruthit: vetëm pesë raste, por mbulimi me vaksina po bie

Mbulimi me dozën e parë të vaksinës MRP ka rënë në 62,7 për qind, shumë larg nivelit prej 95 për…

23 minutes ago