Në Hagë po mbahet seanca përmbyllëse e procesit gjyqësor ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit, të cilët përballen me akuza për tentim të pengimit të drejtësisë.
None found
Gjatë ditës së sotme janë paraparë kundërpërgjigjet e palëve, pas fjalëve përfundimtare të paraqitura të enjten dhe të premten e javës së kaluar nga Prokuroria e Specializuar dhe ekipet e mbrojtjes.
Prokuroria e Specializuar, e cila kishte në dispozicion një orë për replikën e saj, këmbënguli se ish-presidenti Hashim Thaçi ka ndërhyrë drejtpërdrejt në përpjekje për të manipuluar dëshminë e Bislim Zyrapit.
Prokurori Joshua Hafetz iu referua në mënyrë të veçantë vizitave të 9 shtatorit dhe 7 tetorit 2023. Sipas tij, në praninë e të akuzuarit Smakaj, Thaçi i ka dhënë dëshmitarit udhëzime të detajuara lidhur me ato që duhej ose nuk duhej të deklaronte para trupit gjykues, sidomos për çështjen e Shtabit të Përgjithshëm.
Hafetz: Thaçi nuk i dha dëshmitarit këshilla ndihmëse, por udhëzime konkrete
Prokurori kundërshtoi pretendimin se mesazhet e përcjella nga Thaçi për Zyrapin kishin karakter thjesht ndihmës dhe synonin ta orientonin atë drejt së vërtetës, pa i ngatërruar çështjet. Hafetz tha se kjo nuk përputhet me përmbajtjen e transkripteve të zbardhura.
Sipas tij, udhëzimet e përsëritura të Thaçit gjatë takimeve me Smakajn, njësoj si në rastin e vizitës me Kuçin, kishin për qëllim të përcaktonin se çfarë do të thoshte Zyrapi dhe çfarë do të linte pa thënë para trupit gjykues. Prokuroria theksoi se fokusi kryesor ishte dëshmia e tij për Shtabin e Përgjithshëm.
Për këtë arsye, Prokuroria kërkoi që transkriptet të shqyrtohen me kujdes, në mënyrë që të kuptohet qëllimi i vërtetë i Thaçit.
Hafetz: Udhëzimet për dëshmitarët synonin ta ndihmonin Thaçin
Hafetz deklaroi se, përmes të gjitha udhëzimeve të dhëna, Thaçi synonte në radhë të parë të ndihmonte veten. Ai tha se një pjesë e madhe e këtyre udhëzimeve janë paraqitur në detaje në dosjen gjyqësore të Prokurorisë, ku janë cituar drejtpërdrejt transkriptet.
“Ju kërkojmë, i nderuar gjykatës, që ta shqyrtoni dokumentacionin e kësaj çështjeje”, u shpreh prokurori.
Mbrojtja e Hashim Thaçit ka në dispozicion 30 minuta, ndërsa ekipet e tjera mbrojtëse nga 15 minuta secila.
Kandidati Visar Memeti ka votuar sot në zgjedhjet për Këshillin Kombëtar Shqiptar, të cilat po mbahen më 8 nëntor. Përmes…
Papa Leoni XIV do të nisë të hënën vizitën e tij të parë zyrtare në Argjentinë, në një udhëtim që…
Mbulimi me dozën e parë të vaksinës MRP ka rënë në 62,7 për qind, shumë larg nivelit prej 95 për…
Presidenti amerikan, Donald Trump, konfirmoi se forcat amerikane kanë kryer sulme të kufizuara ajrore ndaj një sistemi kundërajror iranian në…
Një avion ushtarak amerikan ka goditur një anije mallrash në Gjirin e Omanit, pasi ajo dyshohet se kishte tentuar të…
Alarm për cilësinë e ujit të pijshëm në Vlorë, ku analizat e kryera në depozitën e kopshtit nr. 10 kanë…