Pas vrasjes së rëndë të ndodhur në fshatin Livoç i Poshtëm të Komunës së Gjilanit, Departamenti për Krime të Rënda i Prokurorisë Themelore në Gjilan ka publikuar një njoftim për media me të dhëna rreth rastit dhe veprimeve hetimore.
None found
Sipas këtij njoftimi, më 09.10.2026, rreth orës 14:30, Policia e Kosovës-NJHP në Gjilan e ka informuar Prokurorin e Shtetit për ngjarjen. Dyshimet janë se i pandehuri V.R. (38 vjeç), nga Gjilani, ka vrarë me armë zjarri bashkëshorten e tij, N.B (27 vjeç), dhe vëllain e saj, E.B (31 vjeç). Motivet mbeten ende të panjohura.
Në të njëjtin rast është plagosur rëndë edhe M.B (48 vjeç), djali i xhaxhait të bashkëshortes së të pandehurit. Për shkak të plagëve të marra, ai po merr trajtim në QKUK.
Prokurori i Shtetit dhe të gjitha ekipet përkatëse policore kanë shkuar në vendngjarje, ku kanë kryer veprimet e nevojshme për zbardhjen e rastit, bën të ditur Prokuroria.
Gjatë këtyre veprimeve janë sekuestruar prova materiale dhe një pistoletë “Bereta”, leja e së cilës kishte skaduar. Dyshohet se kjo armë është përdorur për kryerjen e veprës penale. Prova të tjera materiale janë sekuestruar edhe pas kontrolleve në tri lokacione të pronave të të pandehurit.
Në njoftim sqarohet gjithashtu se i pandehuri nuk ka të kaluar kriminale dhe se nuk ka pasur asnjë rast të raportuar për dhunë në familje.
Prokuroria Themelore në Gjilan thekson se, në bashkërendim me Policinë e Republikës së Kosovës, ka ndërmarrë veprime hetimore dhe do t’i vijojë ato për të sqaruar plotësisht dhe drejt gjendjen faktike.
David AtanaskoskiDavid Atanaskoski ishte “katalizatori” që i dha fund “thatësirës” te Partizani, ku goli “magjik” i lojtarit defensiv i dha…
Gazetari Artan Hoxha ka komentuar në emisionin Prime News24 takimin e ministrit të Drejtësisë, Toni Gogu, me Erion Veliajn në…
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka paralajmëruar për një sulm të ri masiv rus ndaj Ukrainës, duke pretenduar se Moska mund…
Deputeti i PD-së, Klevis Balliu, përmes një statusi publik ka reaguar lidhur me letrën e Erion Veliajt nga burgu, duke…
Anëtari i Kryesisë së Aleancës, Durim Halilaj, ka kritikuar Qeverinë për atë që e ka cilësuar si mashtrim me shifra…
Derisa, institucionet e vendit kanë vazhduar të nxjerrin detaje të reja për rastin tragjik në Dermiaj të Gjilanit, familjarët kanë…